Grupi Reci Agropyjor Shkoder (prodhimi i Hardiç)
Ky grup vepron ne Reç te Shkodres, eshte grup formal ka 20 anetar, ku aktiviteti kryesor eshte grumbullimi i bimeve medicinale dhe mbledhja, perpunimi i Delinjes se Kuqe per prodhimin e lengut tradicional te Shkodres Hardiç. Prodhojne rreth 10 000 litra Hardiç me logon dhe etiketen « HARDIÇ » e administruar nga shoqata Reçi Agropyjor. Hardiç shitet kryesisht ne tregun e Shkodres.
Grupi grave Erseke dhe Vithkuq – Korce,
Ne kuader te projektit UNDP adad malore ka organizuar dy grupet e grave ne Erseke dhe Vithkuq me 40 veta. Aktiviteti i grupeve eshte prodhimi dhe shitja e produkteve artizanale dhe lokale.
Grupi grave Erseke prodhon 4 tipe prodhimesh qe i kalojne 30 artikuaj, produktet shiten me etiketa. Grupi i grave Vithkuq prodhon dhe shet produktet bujqesore si; arra, fasulja, mjalti, caj malit, trandafili i eger (bime medicinale) dhe prodhime artizanale me pune dore: shalla, corape etj. Produktet shiten te vizitoret ne Erseke, Vithkuq dhe jane vendosur lidhje me dyqane suveniresh ne Korce, Tirane etj.
Grupet e grave, Novosele, Hor Vranisht – Vlore
Ne kuader te projektit UNDP ka organizuar dy grupet e grave Vlore per prodhimin dhe shitjen e prodhimeve dhe produkteve artizanale tradicionale me vaj ulliri. Grupet e grave Vlore prodhojne tipe te ndryshme sapuni dhe kremera me vaj ulliri dhe salca ulliri qe jane tashme te njohura per tregun e Vlores dhe Tiranes. Ne po i asistojme per perdorimin e recetave te reja, me baze materiale dhe promovimi ne tregn lokal dhe kombertar. Produktet shiten me porosi, per vizitoret ne Vlore dhe jane vendosur lidhje me dyqane Vlore, Tirane etj.