Webinar me Agricultura è Vita në kuadër të projektit ”RURAL YOU”

Në kuadër të projektit #RuralYou, me datë 22-23 Korrik 2021, Agricoltura è Vita organizoj webinaret e parë të trajnimit të trajnerëve për t’ju siguruar anëtarëve shqipëtar të konsorciumit aftësi të përparuara në forcimin e aktivizimit të rinisë rurale.

Në këtë raste, ekspertët dhe aktivistët e angazhuar tek organizatat bujqësore AGIA dhe CIA bashkëndanë eksperiencat e tyre dhjetravjeçare me homologët e tyre shqiptarë.

Gjatë trajnimit u diskutua rreth impaktit të qasjes LEADER në vlerësimin, zhvillimin e zonave rurale, si dhe rolin e të rinjvë dhe grave në këtë proces.

Ky rrugëtim trajnimesh, që do të vijojë me dy webinare në Shtator, do t’u shërbejë anëtarëve të konsorciumit për të trajnuar më pas stafet e institucioneve lokale, të shoqërisë civile dhe të rinjë aktiv në zonat rurale nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra.

#QeshuRini

Rural-You është financuar nga European Union in Albania dhe implementuar nga Volontari nel Mondo RTM në partneritet më ADAD Malore, AgroPuka, Rrjeti Shqiptar per Zhvillim Rural – ANRD, Fondacioni Partneritet për Zhvillim, dhe AGIA Giovani Imprenditori Agricoli – CIA – Agricoltori Italiani.

Back