Vizite studimore ne France, 9-14 Tetor 2018

Vizite studimore ne France 9-14 Tetor 2018. Me mbeshtetjen e Ambasades franceze dhe Fert Paris, nje grup prodhuesish te molles Korçe, te cilet kane dhe dhoma frigoriferike bene nje vizite studimore ne rajonin e Lote de Garonne France. Kjo vizite pati dy objektiva : i) prodhimi “Bio” dhe ii) ruajtja e molles ne dhomat frigoriferike. Programi perfshinte, trajnime, vizita ne pemetore, dhoma frigoriferike dhe tregun e frutave. Grupi shoqerohej nga specialisti i njohur francez z. Patrick Heinemann. Gjate vizites grupi u njoh me teknologjine dhe varietetet e prodhimit “bio”, teknologjite e reja ne prodhimin konvencional, veçanerisht ne mekanizimin e vjeljes dhe te krasitjes pas vjeljes. E veçante ishte njohja me tekniknologjine me te fundit te ruajtjes se molles ne frigorifer. Teknologjia e re eshte viteve te fundit dhe bazohet ne kontrollin e parametrave te ruajtjes dhe eshte e vetmja sot ne bote. Kjo teknologji franceze ruan cilesite e molles pa trajtime me pesticide si, Smart Fresh dhe rrit koheruajtjen me 2-3 muaj sipas varietetit. Bashkepunimi me Francen mundeson prodhuesit tane, qe te implementojne teknologjite e fundit ne Europe dhe bote. Ne vijim te vizites do te vij ne Nentor inxhinieri francez qe ka studiuar dhe aplikuar kete teknolgji qe po ben revolucion ne France e ne gjere, ku shteti francez tashme e ka vendos si standart ne investimet e reja per dhomat frigoriferike. Prodhuesit jane te gatshem te instalojne kete teknologji ne dhomat e tyre ekzistuese dhe vecanerisht ne ndertimin e dhomave te reja. Ato do te eleminojne problemin e demtimit te molles ne dhoma frigoriferike dhe do te zgjidhin ceshtjen e ruatjes se cilesise dhe te koheruajtjes te molles.

Fotografia e ADAD Malore

Back