Nje delegacion i perbashket i Ministrise Bujqesise Shqiptare dhe ADAD Malore nga data 28 Maj – 4 Qershor 2017 beri nje udhetim studimor ne France, ne kuader te programit te bashkepunimit OPCA (Organizimi i Prodhuesve dhe Konsultimi i Aktoreve), program sipas memorandumit te bashkepunimit mes ADAD/Fert dhe Ministrise Bujqesise Shqiptare ne Janar 2015. Ky udhetim studimor u organizua me mbeshtetje efikase nga Fert, FranceAgrimer dhe Ambasada e Frances ne Shqiperi. Objektivi kryesor i ketij udhetimi ishte: te kuptojme parimet dhe mekanizmat e konsultimit e te negocjimit ne France, ndermjet prodhuesve dhe shtetit, per zhvillimin e filieres ne shkalle kombetare e ne baza territori. Ne kete kuader vizitat dhe takimet e programuara nga Fert dhe FranceAgrimer per delegacionin shqiptar na krijuan mundesite per te pare dhe shkembyer me struktura te prodhuesve dhe shteterore qe na lejuan te kuptojme parimet dhe proceset ne te cilat kane lindur dhe zhvilluar. Vizitat ne terren dhe takimet me strukturat kombetare profesionale bujqesore (te prodhuesve) dhe institucionale bujqesore (ndermjetese dhe shteterore) na lejuan ne si delegacion te shkembejme mbi ceshtje teknike, ekonomike, organizative, strategjike e legjislative ne nivel kombetar/France dhe ate te BE.