Krume, 28 Shkurt 2017
Krume, me 27- 28 Shkurt 2017, ne kuadrin e projektit SARED adad malore ne bashkepunim me DB Has dhe kordinatorin z. Dritan Tahiraj zhvilloj me grupet e frutikultures Golaj/Zaharisht dhe Tregtan/Fajza Has trajnimin per strategjine e mbrojtjes nga semundjet dhe demtuesit te pemetoreve per 2017. Dr. Hafuz Domi gjate trajnimit theksoj se strategjia e mbrojtjes se frutave i sherben fermerit te di qe ne fillim te vitit, menyren e mbrojtjes nga semundjet dhe demtuesit te pemetoreve per te arritur prodhim cilesor, kosto te ulet dhe cmim te mire te shitjes se frutave. Ne trajnim moren pjese anetaret e grupeve, drejtori i DB Has z. Sadik Xhafa dhe pergjegjesi i Keshillimit Z. Rifat Mulaj, i cili vleresoj trajnimet e realizuara nga adad malore dhe qe sherbejne per rritjen e kapacieteve teknike te specilaisteve dhe prodhuesve. Ndersa Liljana Isakaj theksoj se bashkepunimi i prodhuesve ne grup u sherben per te siguruar me mire inputet bujqesore dhe mbrojne me mire pemetoret e tyre. Prodhuesve ju shpernda dhe programi i mbrojtjes se molles, kumbulles, qershise dhe arres per 2017.
Kukes, 26 Shkurt 2017
Kukes, me 26 Shkurt 2017, ne kuadrin e projektit SARED adad malore ne bashkepunim me DB Kukes dhe kordinatorin z. Dritan Tahiraj zhvilloj me grupin e frutikultures Kukes trajnimin per startegjine e mbrojtjes nga semundjet dhe demtuesit per vitin 2017 frutave dhe arror. Dr. Hafuz Domi gjate trajnimit theksoj se strategjia e mbrojtes se frutave i sherben fermerit te di qe ne fillim te vitit, menyren e mbrojtjes nga semundjet dhe demtuesit te pemetoreve per te arritur prodhim cilesor, kosto te ulet dhe cmim te mire te shitjes se frutave. Ne trajnim moren pjese anetaret e grupit, specialiste te DB Kukes dhe Pergjegjesi i Keshillimit Z. Qemal Memishi, i cili vleresoj trajnimet e realizuara nga adad malore dhe qe sherbejne per rritjen e kapacieteve teknike te specilaisteve dhe prodhuesve. Ndersa Liljana Isakaj theksoj se bashkepunimi i prodhuesve ne grup u sherben per te siguruar me mire inputet bujqesore dhe mbrojne me mire pemetoret e tyre. Prodhuesve ju shpernda dhe programi i mbrojtjes se molles, kumbulles, qershise dhe arres per 2017.
Diber, 24 Shkurt 2017
Peshkopi, nga data 22-24 Shkurt 2017, ADAD Malore ne kuadrin e projektit SARED zhvilloj trajnimet, me grupet e frutikultures Diber per startegjine e mbrojtjes se molles nga semundjet dhe demtuesit per vitin 2017 dhe Plani i Bisnesit per sipermarrjen bujqesore. Temen e pare e trajtoj Dr. Hafuz Domi, ku theksoj se strategjia e mbrojtes se molles i sherben fermerit te di qe ne fillim te vitit, menyren e mbrojtjes nga semundjet dhe demtuesit per te arritur prodhim cilesor, kosto te ulet dhe cmim te mire te shitjes se frutave. Ndersa ekonomisti (eksperti) i njohur Koço Broka shpjegoj se sipermarrja ne bujqesi fillon nga mbajtja e kontabilitetit te fermes, zgjedhja e aktivitetit me fitimprures, hartimi i nje plan bisnesi real, burimet financiare dhe menyra e aplikimit prane skemave te granteve te SARED, AZHBR etj. Prodhuesve ju shpernda dhe programi i mbrojtjes se molles dhe qershise per 2017. Aktivitetet jane ne bashkepunim me DB te kordinuar nga kordinatori SARED Diber z. Dali Horeshka, cili vleresoj punen e SARED ne Diber, u shpjegoj prodhuesve per te aplikuar ne thirrjen ne vazhdim dhe shprehu mbeshtetje per adad malore ne punen me grupet e pemetarise ne Diber.
Korce, 17- Shkurt 2017
Korce, nga data 14-17 Shkurt 2017, ADAD Malore ne kuadrin e projektit SARED zhvilloj trajnimet, me 8 grupet e frutikultures Korce per startegjine e mbrojtjes se molles nga semundjet dhe demtuesit per vitin 2017. Prodhuesve ju shpernda dhe programi i mbrojtjes se molles dhe qershise per 2017. Aktivitetet jane ne bashkepunim me DB dhe QTTB Korce te kordinuar nga kordinatorja SARED Korce.
Kukes, 29 Janar 2017
Kukes, 28-29 Janar 2017.ADAD Malore ne bashkepunim me DB Kukes dhe Kordinatorin e SARED organizuam nje trajnim me tre grupet Kukes. Na takim moren pjese kordinatori Dritan Tahiraj, pergjegjesi i Keshillimit Kukes z. Qemal Memishi dhe Rifat Mulaj. Ne trajnim moren pjese anetaret te grupeve dhe specialiste te DB Kukes/Has. Tema e trajnimit ishte per Plan Bisnesin dhe sipermarrjen ne bujqesi. Trajnuesi ishte eksperti V. Broka, ku te pranishmit shprehen mjaft interes.
Diber; 4-5 Gusht 2016, trajnime me grupet VC – Sared Diber
Trajnim me 3 grupet (CD) Dibӫr me temë: “Krasitja e gjelbër dhe sherbimet e paravjeljes ne mollӫ”, me pjesëmarrjen e ekspertit Dr. Hafuz Domi. Qëllimi i trajnimit ishte rritja e njohurive pӫr aplikimin e krasitjes së gjelbër dhe sherbimet ne pemetore. Trajnimet janë bërë në terren me tre grupet Ushtelenxe, Tomin dhe Kastriot ne pemetoret e V. Salkurtit, H. Kaloshit dhe N. Shehit. Pas shpjegimit teorik eksperti ka demostruar praktikisht teknikën e krasitjës së gjelbër duke angazhuar prodhuesit dhe specialistët për të praktikuar krasitjen e gjelbër në pemë. Me prodhues nga te tre grupet u be nje vizite ne pemetoren e testimit te 27 varieteteve te reja dhe 6 varietete autoktone te molles. Në këto takime kanë marrë pjesë mbi 65 fermerë dhe 2 specialistët e DB Dibӫr (J. Ashiku, A. Koltraka). H. Domi, L. Isakaj, facilitatori B.Shehi dhe specialistët e DB bene vizita në 6 pemëtore me molle, qershi e kumbull.
Korçë; 11-15 Korrik 2016; SARED
Trajnim per me tetë grupet (CD) Korçë me temë: “Krasitja e gjelbër dhe formimi i kurorës së pemës në mollë”, me pjesëmarrjen e ekspertit Dr. Hafuz Domi. Trajnim janë bërë në terren dhe qëllimi i trajnimit ishte rritja e njohurive dhe aplikimi i krasitjes së gjelbër, rëndësia dhe efekti që ka në pemëtoret në prodhim, sidomos kur ato kanë shpërthime dhe për formimin e kurorës së pemës në pemëtoret e reja. Pas shpjegimit teorik eksperti ka demostruar praktikisht teknikën e krasitjës së gjelbër, gjithashtu ka angazhuar prodhuesit dhe specialistët për të praktikuar krasitjen e gjelbër në pemë. Është aplikuar në pemëtore me forma të reja dhe ekstensive të kultivimit. Ky proces është i nevojshëm për pemën sepse ndikon në rritjen e cilesisë dhe sasisë së prodhimit në mollë. Në këto takime kanë marrë pjesë mbi 200 fermerë dhe specilaistët e DB dhe të QTTB-së Korçë. Në përgjigje të interesit tӫ shprehur nga prodhuesit, Hafuz Domi i shoqëruar nga facilitatorët dhe specialstë të DB ka kryer vizita në 35 pemëtore.
Kukës; 26-27 Qershor 2016; projekti SARED
Per VC fruta&arrore ne rajonin e Kukesit jane kryer trajnim me tre grupet (Tregtan, Golaj, K. Lume) me temë: “Krasitja e gjelbër dhe formimi i kurorës së pemës në molle, kumbull, qershi”, me pjesëmarrjen e ekspertit Hafuz Domi. Qëllimi i ketij aktiviteti ishte rritja e njohurive per sherbimet ne pemetore, aplikimi krasitjes së gjelbër dhe efekti që ka në pemetoret në prodhim dhe për formimin e kurorës në pemëtoret e reja. Në këto takime kanë marrë pjesë mbi 70 fermerë dhe specialistët e DB Kukës/Has. Shpjegimi teorik eshte shoqeruar me demostrime praktike per teknikën e krasitjes së gjelbër, ku jane angazhuar prodhuesit dhe specialistët për të aplikuar krasitjen e gjelbër në pemë. Ky proces është i nevojshem sepse përmireson formën e kurorës dhe ndikon në rritjen e cilësisë e sasisë së prodhimit të frutave. Gjithashtu jane kryer vizita në 6 pemëtore, ku jane dhene keshilla e nevojshme.
31 Maj-7 Qershor 2016: Mision i Patrick Heineman France-ekspert frutikulture
Specialisti Patrick Heinemann, i mbeshtetur nga Ambasada Franceze dhe adad malore ka realizuar nje mision ekspertize per frutikulturen ne Rajonet Korçe, Diber, Kukes. Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqesisë, Drejtoritë e Bujqësisë dhe QTTB Korçë, ku perveç takimeve me keto institucione, bashkerisht janë organizuar formime dhe vizita në pemëtore, njesi perpunimi dhe dhoma frigoriferike. Gjate ketij misioni jane bere takime me trajnime ne salle dhe demostrime ne fushe me prodhues dhe specialiste te bujqesise. Janë trajtuar çështje mbi: teknikat e rrallimit kimik të mollës, mbrojtja e pemëtorëve nga sëmundjet e dëmtuesit, shërbimet periodike. Jane vizituar mbi 25 pemetore dhe kane marre pjese ne demostrime mbi 300 prodhues dhe specialiste. Eshte vleresuar situata e pemetoreve dhe jane dhene rekomandime, te cilat do te ndiqen nga specialistet e adad dhe te DB ne vazhdim.
14-21 Shtator 2015 Mision e P. Heinemann ekspert per fruikulturen.
Me mbeshtetjen e Ambasades franceze dhe i shoqeruar nga adad beri nje mision ekspertize specialisti francez z. Patrick Heinemann, ne rajonet Kukes, Diber, Korce dhe Kolonje. Dy ishin aspektet e nderhyrjes; teknologjia e kultivimit te pemeve frutore dhe te vjelja e ruajtja e molles. U bene trajnime ne bashkepunim me Drejtorite e Bujqesise Kukes, Diber, Korce me pjesemarrjen e prodhuesve dhe specialisteve per tekniken e vjeljes dhe ruajtjes se molles, ku u bene demostrime dhe vizita ne pemetore, dhoma frigoriferike etj. Gjithashtu i dhane shume rekomandime per trajtimet kimike ne luften kundra kromes, plehrimin, rrallimin e molles etj., te cilat do te percillen tek prodhuesit nga specialistet e adad malore.
17-26 maj 2015; Mision i Patrick Heinemann – ekspert francez per frutikulturen
Ky mision nderhyrje i P. Heinemann, eshte realizuar nga adad ne bashkepunim me Ministrine Bujqesise, i mbeshtetur nga Ambasada Franceze. Misioni eshte realizuar ne dy rajonet Diber dhe Korce, ku fillimisht jane bere takime me Drejtoret e Bujqesise Diber z. Novruz Jashari, Korce me z. Arben Malo, dhe Drejtorin e QTTB z. Roland Mecaj, te cilet kanne vleresur misionin dhe kane mbeshtetur aktivitetet e perbashketa me adad malore per trajnimet, njekohesisht kane shprehur interes per bashkepunim ne te ardhmen. Gjate misionit jane bere trajnime ne salle, demostrime ne fushe me prodhues dhe specialiste te bujqesise. Jane vizituar mbi 20 pemetore dhe kane marre pjese ne mbi 200 prodhues dhe specialiste. Eshte vleresur situata e pemetoreve dhe jane dhene rekomandime per rrallimin e frutave, trajtimet kimike, pleherimin, ujitjet etj., te cilat do te ndiqen nga specialistet e adad.
TRAJNIME 2014
30 Shtator-5 Tetor 2014: Mision i Patrick Heineman- expert francez per frutikulturen
Ne kuadrin e programit OPCA, eshte realizuar nje mision i specialistit te FERT Paris, z. Patrick Hainemann ne rajonet Korçe dhe Diber. Per realizimin e ketij misioni jane mobilizuar Drejtoria E Integrimit Europian Dhe Projekteve dhe Drejtorite e Bujqesise Korce e Diber, FERT Paris dhe ADAD.
Objektivi i ketij misioni ishte formimin pemetareve dhe specialisteve per teknologjine dhe sherbimet qe kryhen para dhe pas vjeljes ne pemetore, tekniken e vjeljes, menyrat e parametrat te ruajtjes se frutave ne kushte e dhomave frigoriferike. Per aspektin e pasvjeljes u bene dy trajnime ne salle me specialistet e DB Korce, Diber dhe fermere, u bene 5 vizita ne dhoma frogoriferike. Ne aspektin teknologjise te prodhimit te frutave u vizituan 16 pemetore (me molle, kumbull, qershi, dardhe), ku u vleresua progresi i bere ne vite, ne teknologjine e kultivimit, rritjes se sasise dhe cilesise se prodhimit dhe u dhane keshilla per disa semundje dhe demtues. Moren pjese 50 specialiste dhe mbi 200 prodhues, te cilet e vleresuan si experience shume te vlefshme ne pjesemarrjen ne formimet teorike praktike nga P. Heinamann.
9-16 Maj 2014; Misioni i eksperit francez z. Patrik Heineman
Prej 10 vitesh P. Heinemann ka ndjekur grupet e frutikultures ne nivel ADAD, por dhe me gjere, ka gjetur nje fryme bashkepunimi dhe mirekuptimi ne te tre rajonet malore Diber, Korce e Kukes. Rekomandimet jane percjelle nga ADAD dhe tek aktoret e tjere privat e shteteror t e interesuar. Ne kete mision ai ka nderhyre per tekniken e rrallimit te frutave, teknologji qe siguron prodhim e cilesi te pervitshme. R rallimi kimik eshte nje sherbim i domosdoshem ne pemetore dhe duhet shoqeruar me imputet e duhura dhe praktikisht eshte i pa aplikuar deri sot ne Shqiperi. Rekomandimet dhe menyrat e rrallimit do te futen ne kuader te nje broshure «RRALLIMI i FRUTAVE». Ky mision u organizua nga ADAD dhe Ministria Bujqesise, DB Korce, Diber, Kukes. U bene formime teorike praktike per sherbimet ne pemetore, moren pjese mbi 200 prodhues dhe 40 specialist.
6-8 Maj 2014 Formime Profesionale ne rajonin e Dibres dhe Kukesit/Has:
Formime Profesionale me antare te ADAD dhe te rinj ne dy rajonet Verilindore te Vendit jane realizuar ne kuader te programit “Malet Drejt Tregut”, program i mbeshtetur nga MADA. Ky program mundesoi formimin e 200 pemtareve ( antare ADAD dhe te rinj) dhe nje shkembimi te grupit Kukes/Has ne Diber. Temat e trajnimit perfshinin ceshtje te Pas Vjeljes, por ne keto formime ne salle dhe teren u trajtuan dhe ceshtje te prodhimit, materialit mbjelles dhe ne vecanti te imputeve bujqesore duke nenvizuar cilesin e tyre dhe disponibilitetin ne kohen e duhur.
Korçe, 26-27 Shkurt 2014 OPCA Trajnime
Ne kuadrin e programit OPCA ne Korçe jane bere dy trajnime per tekniken e krasitjes dimerore ne Korçe (Drenove dhe Voskopoje). Objektivi i trajnimit ishte njohja e teknikes se re qe perdoret ne pemetoret intensive dhe aplikimi i saj per permiresimin e pemetoreve ekstensive. Trajnimi i pare eshte kryer tek pemetoret e M. Bardhi ne Drenove, ndersa trajnimi i dyte tek pemetoret e S. Xhaxhamanit dhe P. Lule ne Voskopoje. Ne keto trajnime moren pjese pemetare, krasites, specialiste dhe lideri i grupit te pemetarise F. Ali. Pas shpjegimit te pjeses teorike dhe shperndarjes te fishes teknike, rendesi e veçante ju kushtua aspektit praktik. Krasitja ne fillim u demostrua nga specialisti i ADAD Hafuz Domi, me pas shume pemetare demostruan praktikisht njehurite e marra. U dhane keshilla per trajtimet dimerore ne molle, kumbull etj.
Kukes, 17.02.2014 ; Formim ne pemetari nga DBU Kukes dhe ADAD
Ne fshatin Zaharisht rrethi Has Sektori i Keshillimit Kukes ne bashkepunim me ADAD zhvilloi nje trajnim me teme: “teknika e krasitjes dimerore dhe formimi i kurores pemes”. Ne kete trajnim mori pjese, Drejtori i Drejtorise se Bujqesise Kukes z. Alfred Cengu, drejtori i ADAD z. Hafuz Domi, P/SH/ Keshillimit Znj Tatjana Pacara, stafi i keshillimit te rretheve Kukes, Has e Tropoje dhe pemetare te tjere, ku ishin prezent 30 pjesemarres. Aktivitet fillimisht u realizua ne salle, ku u be formimi teorik dhe pastaj u be demostrim ne fushe, n e parcelen e mbjelle me molle te fermeri z. Muharrem Dibra ne Zaharisht, ku u demostruan teknika e krasitjes per dy tipet e pemetoreve intensive dhe ekstensive. Ky formim u be nga specialisti z. Hafuz DOMI. Aktiviteti u ndoqe me shume interes, pati pyetje e diskutime nga fermere e specialist ne lidhje me epersite e pemetoreve intensive ne krahasim me ato tradicionale.
Trajnime 2013
Kukes, 13 Dhjetor 2013 Trajnim dhe dite fushe
Ne ambjentet e DRB Kukes u zhvillua trajnimi me teme: « Ngritja e pemetoreve intensive, formimi i kurores se pemes ne forme aks dhe sherbimet ne pemetore». Ky aktivitet eshte organizuar nga DB Kukës dhe ADAD, ku moren pjese presidenti i ADAD z. Ramazan Kaza dhe Drejtori z. Hafuz Domi. Pjesmarres ishin 20 veta nga stafi i keshillimit Kukes, Has e Tropoje dhe fermere te zones. Pas formimi teorik ne salle, u be demostrimi praktik ne pemetoren me molle tek fermeri z. Shemsi Iseberi ne Koder-Lume, nen drejtimin e specialistit te njohur te pemetarise z. Hafuz DOMI. Keto aktivitete u ndoqen me shume interes dhe pati pyetje e diskutime nga fermere e specialist, te cilet u shprehen se ishte nje pervoje e mire qe do tu sherbeje ne te ardhmen per te dhene keshilla dhe per ti zbatuar ne pemetore. DB Kukes dhe ADAD do te bejne aktivitetete te perbashketa ne te ardhmen.