Tirane, me 14 Nentor 2015 Panair ne kuadrin e mujave te bujqesise shqiptare

Në Hollin e Ministrisë së Bujqësisë, u organizuan PANAIRI “Filiera në Frutikulturë”. Në kete eveniment mori pjesë Ministri z. Edmond Panariti së bashku me donatorët në sektorin e bujqësisë, i cili në përshëndetjen e tij vleresoj punën e organizatës në zhvillimin e frutikulturës dhe theksoi faktin se organizimi i prodhuesve në grupe sipas hallkave nga fidanishtja, prodhimi, ruajtja, përpunimi deri në tregtimin e frutave, ka krijuar modelin e zinxhirit të vlerës në frutikulturë dhe që integron prodhuesit e frutikultures në Korçë, Dibër, Kukës, Shkodër etj.. Më pas nӫ fjalën e tij Presidenti i Adad malore z. Ramazan Kaza theksoj rolin e Adad malore në frutikulturë, shprehu vlerësimin për Ministrinë e Bujqësisë dhe mbështetja nga ana e saj është shumë e nevojshme për rolin e organizatës në zhvillimin e filierës së frutikulturës dhe me gjërë. Promovimi dhe degustimi i frutave dhe produkteve të tjera u shoqërua me një atmosferë festive.

Back