Dhomat e Tregtise te Frances dhe te Shqiperise, organizuar bashkerisht Panairin e Bujqesise dhe Ushqimit ne ambientet e Hotel Sheraton ne Tirane. Adad malore u prezantua me 4 prodhues qe prezantuan prodhimet e tyre mjaft cilesore si: molle, patate bio, kumbull e thate, leng molle i prodhuar ne menyre artizanale etj.
Salloni jone u vizitua nga Ministri i Bujqesise z. Edmonmd Panariti, Ambasadorja e Frances Christine Moreau, pjesemarres dhe vizitore te tjere. Panairi u dha mundesi perfaqesueve te ADAD te prezantajne prodhime e produkte bujqesore por dhe te promovojne aktivitetin ne nivel kombetar. ADAD malore ka avancuar me menyrat e komunikimit dhe bashkepunimit me aktore dhe partenere te tjere nga vendi dhe te huaj, ku ky panair sherbeu si i tille.