Testime

Testime te varieteteve te reja te mbeshtetur nga GIZ/SRD, zbatuar nga AFCi

Skema e mbjelljes se varieteteve te reja ne parcelen e testimit Shumat, Diber (fermeri Ramazan Kaza)

  1. Cacanska rana

Origjina: Cacanska rana eshte rezultat i kryqezimit te Wangenheims Frühzwetsche dhe ‘Pozegaca

Pema varion nga e fuqishme ne shume e fuqishme, kurora eshte e rralle, piramidale me dege te mbushura mire me dege buketore lulore. Sythat lulor permbajne mesatarisht 1.6 lule. Ka nje gjethe mesatare te madhe ne te madhe, ovale. Bishti i gjethes eshte mesatarisht i gjate. Lulja eshte e madhe, me elemente lulore te mireformuar. Ben pjese ne nje grup kultivares me lulezim mesatarisht te hershem.

Fruti eshte mesatarisht i madh 36 – 40 g duke arritur deri ne 80 g gje qe varet nga rendimenti. Dimensionet gjatesia 45.0 mm, gjeresi 37.0 mm,  trashesi – 36.5 mm. Fruti eshte i gjate oval me nje vije te pa shprehur mire qe e ndan frutin ne gjysma pothuajse te barabarta. Lekura eshte e holle, vjollce, blu e thelle nga ana e diellit. Tuli eshte i verdhe, i lengshem, mesatarisht i forte, i embel dhe aromatik. Permban 8.71% sheqer total , 0.98% acide, 14.8% lende te ngurta te tretshme. Frutat shkeputen lehtesisht nga pema kur arrijne pjekjen. Berthama eshte relativisht e madhe, e gjate me fund dhe maje te rrumbullakosur. Dimensionet e berthames: gjatesia 26.0 mm, gjeresia 15.5 mm, trashesia 10.0 mm, pesha 1.9 g. Mesatarisht i ndjeshme nga Polystigma rubrum Pers dhe Puccinia pruni spinosae Diet, rezistend ndaj Monilinia laxa Aderh et Ruhl.

Piqet heret ne fund te Qershorit  deri ne fillim te Korrikut, frutat e pjekur kane jetegjatesi te shkurter dhe demtohen shume gjate transportit. Duhet te mbillet ne zonat e vreshtave dhe te shartohet mbi nenshartesa me fuqi te vogel rritje si as St. Julien, GF 655.2. Rritet ne te gjitha vendet perreth, madje dhe ne Zelanden e Re.

  1. Cacanska najbolja

Origjina: Cacanska najbolja eshte si rezultat i kryqezimit te ‘Wangenheims Frühzwetsche’ and ‘Pozegaca’

Pema varion nga e fuqishme ne shume e fuqishme mbi Myrobalan. Kurora eshte relativisht e larte me kapacitet te larte mbajtes. Deget frutore jane te shperndara mire ne kurore. Sythat lulore  permbajne mesatarisht 1.66 lule. Gjethja eshte relativisht e madhe ne forme vezake ne te gjate. Bishti i gjethes eshte mesatarisht i trashe, i shkurter. Lulja eshte mesatarisht e madhe me petale te bardha. Ka nje rendiment te larte, i cili ndryshon sipas kushteve atmosferike ne lulezim dhe vendit. Koha e lulezimit eshte mesatarisht e hershme. Pjalmuesit ‘Cacanska Lepotica’, ‘Ruth Gerstetter’, ‘Cacanska Rodna’.

Fruti eshte cilindrik, shume i madh, mesatarisht 44 g, qe shkon deri ne 90-100 g ne varesi te rendimentit. Dimensionet: gjatesia 43.8 mm, gjeresia 39.5mm, trashesia 39.4 mm. Levorja eshte mesatarisht e holle, e forte, ngjyre blu e thelle ne te zeze, me nje shkelqim te rende argjendi. Bishti eshte mesatarisht i gjate, i forte qe ngjitet fort me frutat. Tuli eshte i verdhe, shume i forte, i lengshem dhe mesatarisht aromatik. Permban 16.8%  lende te ngurta te tretshme 10.3% sheqer dhe 0.83 % acide. Berthama eshte e madhe (1.76 g), ovale e gjate, me ngjyre kafe te celet. Dimensionet: gjatesi 25.7 mm, gjeresi 15.0 mm, trashesi 9.8 mm. Piqet 3-5 dite para Staley, transportohet mire dhe pa probleme. Frutat jane te lidhura mire pas pemes dhe mund te vilen para pjekjes se plote, pasi te marrin ngjyren blu te erret.

  1. Cacanska lepotica

Origjina: Cacanska lepotica eshte rezultat i kryqezimit te ‘Wangenheims Frühzwetsche’ and ‘Pozegaca’

Pema eshte mesatarisht e fiqishme kur shatrohet mbi Myrobalan. Ka nje kurore piramidale te lirshme me kapacitet te larte mbajtes. Sythat lulore permbajne mesatarisht 1.9 lule. Gjethja eshte mesatarisht e madhe, jeshile e erret me forme eliptike pothuajse romb. Bishti i gjethes eshte mesatarisht i gjate. Lulja eshte e madhe, e bardhe me elemente lulore te zhvilluar mire. Sezoni i lulezimit eshte mesatarisht i hershem 1-3 dite para Stanley. Eshte vete-pllenuese.

Fruti eshte i vogel ne mesatare 30-40 g. Dimensionet; gjatesia 43.8 mm, gjeresia 39.0 mm, trashesia 37.2 mm. Bishti eshte i shkurter, ngjitet mire me frutin. Tuli eshte jeshil ne te verdhe, i forte, i embel-subacid. Berthama eshte mesatarisht e madhe, eliptike, kafe e celet. Dimensionet: gjatesi 22.6 mm, gjeresi 14.3 mm, trashesi -8.7 mm. Kultivare me pjekje mesatarisht te hershme (fundi i Korrikut fillimi i Gushtit ) Frutat jane te forte dhe rezistent ndaj transportit.

  1. Cacanska Rodna

Origjina: Cacanska rodna eshte si rezultat i kryqezimit te ‘Stanley’ dhe  ‘Pozegaca.

Pema eshte deri diku e fuqishme. Kurora eshte mesatarisht e fuqishme, piramidale gjere nen peshen e frutave. Ne kurorat e formuara ne menyre te gabuar, deget skeletore formojne kend te ngushte dhe mund te demtohen edhe pse deget jane te forta dhe rralle here mund te demtohen nen peshen e frutave. Frutifikon ne deget nje vjecare dhe kerkon krasitje te rende, pasi ka vegjetacion te larte. Sythat lulore permbajne mesatarisht 2.1 lule. Gjethja eshte mesatarisht e madhe ne gjyre jeshile te lehte ne pemet ne gjendje te mire. Forma e gjethes eshte vezake me maje. Bishti i gjethes eshte mesatarisht i gjate, i holle. Lulja eshte mesatarisht e madhe, e bardhe, lulezon mesatarisht heret dhe vetepllenohet. Berthama eshte e vogel, ovale e gjate, kafe e celet. Dimensionet: gjatesi 24.0 mm, gjeresi 13.5 mm, trashesi 8.0 mm; pesha 1.22 g. Fruti eshte vezak, i vogel 26.4 g, ndonjehere shkon deri ne 40 g. Dimensionet; gjatesia 45.0mm, gjeresia 37.0 mm, trashesia 36.5 mm. Lekura eshte e holle, e forte, blu-blu e kuqerremte. Tuli eshte i forte i verdhe, i embel dhe aromatik. Permban 4.63 % glukoze, 1.75% fruktoz, 4.35% saharoze, 19.6 lende te tretshme dhe 0.92% acide. Piqet ne fund te Gushtit deri ne fillim te Shtatorit dhe eshte i qendrueshem gjate transportit .

5. Valjevka

E ka origjinen nga kryqezimi i ‘Agen 707’ dhe ‘Stanley’.

Pema eshte pothuajse fuqishme, me kurore piramidale  mjaft te dendur. Sythat lulore permbajne mesatarisht 2 lule dhe prodhimin e jep ne deget frutore dhe ato nje vjecare. Gjethja eshte e larmishme ne forme dhe madhesi. Bishti i gjethes eshte mesatarisht i gjate. Gjethet jane shume te vogla kur pema ka mbiprodhim. Lulja eshte mesatarisht e madhe me petale te bardha. Elementet lulore jane te formuara mjafte mire. Ky kultivare eshte me lulezim mestarisht te vone, dicka me vone se ‘Staley’. Hyn ne prodhim shume shpejt 3 vjet pas mbjelljes, frutifikon regullisht dhe mban shume mire prodhimin ne rastet kur bejme krasitje te rregullta.

Fruti eshte i vogel deri ne mesatar nga 22 deri ne 40 g, mesatarisht 30 g ne varsesi te prodhimit. Dimensionet; gjatesi 46.5 mm, gjeresi 32.5 mm, trashesi 31.6 mm. Forma eshte vezake ne konik, lekura eshte mesatarisht e trashe, e forte me ngjyre blu terheqese. Tuli eshte i verdhe, i forte, i lengshem, me shije te embel fantastike. Permban 20.5% lende te tretshme, 10.5% sheqer, 4.95% glukoze,1.1% fruktoze dhe 4.0% saharoze. Berthama eshte mesatarisht e madhe, e gjate-ovale, kafe e lehte. Dimensionet; gjatesi 26.9 mm, gjeresi 3.2 mm, trashesi 7.5 mm.

Piqet ne fund te Gushtit deri ne fillim te Shtatorin, dicka perpara ‘Pozegaca’.

Eshte nje kumbull qe mban shume prodhim dhe eshte shume e pershtatshme per tharje. Eshte rezistente ndaj Sharkes dhe prodhon fruta me kualitet te larte 65% me te medha se ‘Pozegaca’. 3.3 kg kumbulla te japin 1 kg kumbulla te thata.

6. Mildora

E ka originen si rezultat i kryqezimit te ‘Large Sugar Prune’ dhe  ‘Cacanska Lepotica’

Pema eshte deri diku e fuqishme, kurora eshte mjafte e dendur, me dege te forta skeletore. Sythat lulore permbajne mesatarisht 1.83 lule. Gjethja eshte mesatarisht e madhe, mjaft e lemuar. Lulja ka madhesi mesatare dhe eshte e zhvilluar mire. Lulezon 2-3 dite pas ‘Stanley’. Eshte rezistent ndaj Liese se kumbulles, por i ndjeshem ndaj kalbezimit te frutave.

Fruti eshte i vogel, mesatarisht 30 g. Dimensionet; gjatesi 35.5 mm, gjeresi 33.0 mm, trashesi 30.2 mm, i rumbullaket deri ne forme vezake. Lekura eshte mjafte e holle, e kuqe me shkelqim. Berthama eshte mesatare. Dimensionet: gjatesi 20.9 mm, gjeresi 12.3 mm, trashesi 7.0 mm. Ngjyra eshte kafe e lehte. Piqet rreth 7 dite pas ‘Stanley’, rezistent gjate transportit

7. Krina

Eshte perftuar si rezultat i kryqezimit te ‘Wangenheims Frühzwetsche’ dhe ‘Italian plum’

Pema eshte shume e fuqishme dhe e gjalle. E shartuar mbi Myrobalan, ajo kryesisht jep fryte mbi deget nje vjecare dhe degezat frutore. Gjethja eshte mesatarisht e madhe, jeshile e lehte dhe me maje. Lulja eshte mesatarisht e madhe dhe e zhvilluar mire. Lulezon heret, nje ose 2 dite pas ‘Cacanska rodna’. Relativisht rezistent ndaj ngricave te vona ne kohen e lulezimit.

Fruti eshte i vogel deri ne mesatare ne varesi te ngarkeses se prodhimit (mesatarisht 27.5g). Dimensionet; gjatesi 41.3mm, gjeresi 33.1, trashesi 29.6 mm. Eshte ovale, me ngjyre vjollce-blu kur fruti eshte i pjekur plotesisht. Tuli eshte i forte, i verdhe, me shije te embel. Berthama eshte e vogel dhe kompate, kafe e lehte. Dimensionet: gjatesia 23.7 mm, gjeresia – 13.1 mm, trashesia – 7.8 mm. Berthama eshte e lire. Piqet vone, ne fund te gushtit deri ne fillim te shtatorit. Fruti i reziston mjaft mire transportit, edhe kur eshte i pjekur plotesisht.

8. Zlatka

Eshte perftuar nga kryqezimi i Zholta butilkovidna’ dhe ‘Large Sugar Prune’.

Lulezon në fillim te prillit dhe karakterizohet nga nje bollek i madh lulezim. Eshte rezistet ndaj lise se kumbulles. Gjate disa viteve hulumtim nuk eshte gjetur asnje peme e infektuar, madje edhe ne zona me prezence te virusit. Eshte pak i ndjeshem ndaj njollosjes se kuqe (Polystigma rubrum Pers)  dhe ndryshkut (Puccinia pruni spinosae Diet.).

Frutat jane me pamje teheqese me peshe mesatare 23.70g. Lekura e frutit eshte e verdhe, tuli i verdhe. Piqet ne gjysmen e javes se trete te Gushtit.

Zlatka eshte i vetmi kultivare me fruta me ngjyre te verdhe qe eshte zhvilluar ne institut. Eshte i pershtatshem per perpunim, kryesisht per prodhimin e kompostos.

9. Nada

Eshte perftuar nga kryqezimi i ‘Stanley’ dhe ‘Skoldus’.

Pema  eshte pak e fuqishme, me nje arkitekture te mire te kurores. Lulezimi eshte i vone. Deri ne 13% e luleve vetepjalmohen. “Nada” eshte tolerante nga lija e kumbulles dhe pak e ndjeshme nga njollosja e kuqe e gjethes (Polystigma rubrum Pers). dhe kalbezimi kafe (Monilinia laxa Aderh et Ruhl.).

Fruti eshte mesatarisht i madh (40-50 g) ne forme eliptike dhe ngjyre blu te erret me nje shkelqim te argjente. Frutat jane terheqes, me nje arome dhe shije te kendeshme. Tuli eshte i verdhe, pak i forte, i lengshem dhe aromatik. Berthama eshte mesatare (17 g), e lire.

Piqet ne mes te Gushtit. Per sa i perket cilesise se frutave dhe karakteristikave tjera, pritet qe ky kultivar të zere vend të rendesishem ne kultivimin e kumbulles ne Serbi.

10. Toptaste

Toptaste® është një varietet i kohes dhe pema e  kumbullës eshte rezistente ndaj virusit të sharkas. Ai prodhon fruta mjaft të mëdha me shije të shkëlqyeshme, ndoshta një nga më të mirët – prandaj emri i tij TopTaste. Është një varietet që piqet në Shtator. Kumbullat janë ovale në të rrumbullakosura, blu të pasura nga jashtë dhe të verdha brenda, shumë të lëngshme, të ëmbla dhe aromatike dhe me gurë të lirë. Ai është për konsum te fresket dhe i njohur dhe më i përshtatshmi për perpunim dhe për prodhimin e rakisë së kumbullës. Fruti i pjekur mbetet i fortë në pemë dhe nuk bie, gjë që zgjat kohën e nevojshme për vjelje. Është pjesërisht vetë-pjellore, por preferon një varietet tjetër të hershëm kumbulle per pjalmim për rendiment më të lartë.

Back