Nje takim i fryteshëm me Z. B. Duparc, (HDCOLD France) me sipermarrës në sektorin e frutave, për teknologjinë më të re (Intelegjente) për ruajtjen e frutave dhe perimeve.
HD COLD Një zgjidhje ekologjike eficente për ruajtjen në dhoma frigoriferike (të ftohta)
Kjo teknologji është zhvilluar për të optimizuar kohëzgjatjen dhe cilësinë e ruajtjes së ushqimeve të cilat kërkojnë kushte specifike të temperaturës dhe lagështisë më ose pa një atmosferë të kotrolluar.
Kjo zgjidhje e patentuar patentuar përmbush kërkesat ekologjike sepse lejon që frutat dhe perimet të ruhen pa përdorur kimikate, duke lejuar kështu deri në 40% kursim të eneergjisë, 30% më pak shkarkim uji dhe ulje të humbjeve të frutave dhe perimeve. Ruhen freskia dhe cilësitë e shijes së frutave dhe perimeve.
HDCOLD është zgjidhja industriale e ftohjes që zgjedh lagështinë dhe shpëndarjet me ngrirjen në një dhomë të ftohtë nën një atmosferë normale ose një atmosferë të kontrolluar. Ndihmon gjithashtu në uljen e stresit të ujit në mollë dhe fruta të tjera, gjë që rezulton në uljen e lëshimit të etilenit. Ky stres është veçanërisht për shkak të avullimit të ujit nga sipërfaqja e tyre për shkak të ndryshimit në tensionin e avullit të ujit i cili përshpejton pjekjen e frutave dhe nxit zhvillimin e sëmundjeve.