Takim Zv/Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z. Dhimiter Kote

Me datë 14 Shtator 2018, një ekip i Adad Malore Korçë i kryesuar nga Presidenti i saj z. Ferdinand Ali, bëri një takim në Tiranë me Zv/Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z. Dhimiter Kote për masat lehtësuese për objektet e magazinimit & ruajtjes së mollës, si dhe për mbështetjen e eksportit të mollës në rajonin e Korçës. Takimi ishte shumë i frytëshëm dhe Z/Minisitri shprehu mbështetje për çeshtjen e prodhimit, ruajtjes dhe tregut të mollës. Rezymenë e takimit Adad Malore e paraqiti si Note për Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Z. Niko Peleshi. Ky takim ishte shprehje e vlerësimit të MBZHR për prodhuesit e mollës dhe organizatën ADAD Malore.

Back