Në Devoll për të folur me prodhuesit dhe tregëtarët e mollëve.
Kemi ekuilibra të çrregullt në treg, prodhojmë më shumë se ç’konsumojmë vetë e varietete që nuk përputhen me kërkesa të tregut që po ndryshon. Na duhet ta bëjmë më të lehtë zinxhirin e tregtimit të produktit të tyre. I njohim problematikat e zonës, disbalancën e treg-ofertë si dhe nevojën për tregje të reja e gjeografi të tjera.
Ndërkohë që duhet të orientojmë prodhimin drejt kulturave të kërkuara nga tregu, mora angazhim të shqyrtojmë mundësitë për eksporte në një hartë më të gjerë se ajo që mundemi sot.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural