Përmbledhje e zbatimit te projektit SARED (15 Maj-15 Korrik 2016)

VC-Fruta&arrore, Grupet CD; Korçë, Dibër, Kukës

Gjatë zbatimit të projektit ADAD Malore, synon që krahas trajnimeve/demostrimeve, të asistojë prodhuesit direkt në terren për të zbatuar këshillat dhe rekomandimet që jepen nga ekspertët dhe facilitatorët gjatë trajnimeve.

Gjatë periudhës Qershor-Korrik 2016 janë mbajtur takime nga lehtësuesit e ADAD Malore Mehmet Pupa dhe Shkëlqim Mullalli me 8 grupet e prodhuesve të qarkut Korçë në 20 fshatra; Burhan Shehi ka organizuar takime me 3 grupet e prodhuesve në Dibër në 9 fshatra, ndërsa Mevlan Cahani dhe Halim Hereni kanë bërë takime me 3 grupet e prodhuesve në 8 fshatra të qarkut Kukës. Takimet janë bërë për të organizuar trajnimet/demostrimet dhe për ti asistuar direkt në terren. Gjithashtu kanë komunikuar në mënyrë të vazhdueshme për kryerjen e shërbimeve në pemëtore, apo për të aplikuar në skemën e granteve të SARED.

Për të organizuar trajnimet është hartuar programi, janë njoftuar në kohën e duhur kordinatorët rajonal të SARED, Drejtoritë e Bujqësisë në Korçë, Dibër dhe Kukës, si dhe QTTB-ja Korçë. Facilitatorë kanë organizuar nga 2 trajnime/demostrime për çdo grup me ekspertin e njohur francez Patrick Heinemann dhe Dr. Hafuz Domi, për temat e rrallimit të frutave dhe krasitjes së gjelbër. Në këto aktivitete kanë marrë pjesë mbi 320 prodhues, për të shkëmbyer informacion, për të marrë njohuri të reja mbi shërbimet në pemëtoret e mollës, kryesisht të mbrojtjes fitosanitare, ujitjes, plehrimit, rrallimit të frutave dhe krasitjes së gjelbër. Të gjitha këto për të përmirësuar teknologjine e kultivimit, rritjen  e rendimentit dhe cilësisë së frutave.

Gjithashtu nga facilitatoret dhe ekspertet janë asistuar direkt në terren 85 prodhues për pemëtoret e tyre me moshë dhe forma të ndryshme të kultivimit. Jane dhënë keshilla dhe rekomandime, ku fermerët kanë përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe format e kurorave të pemëve. Per dy trajnim/demostrimet janë përgatitur dhe shpërndare 2 tipe fletë palosjesh për rrallimin e mollës dhe krasitjen e gjelbër. Në vazhdim facilitatorët mbajnë kontakte të vazhdueshme për të nxitur zbatimin e këshillave dhe rekomandimeve të dhëna nga ekspertet e adad malore

 

Back