RURALALBANIA: Në Has u zhvillua një takim me një grup fermerësh që mbarështrojnë dhinë autoktone të Hasit. Ky aktivitet u organizua nga dy specialistet e QABR Kukes te ADAD Malore ne bashkepunim me specialistet e AREB Has. Në takim u informuan fermerët rreth projektit Ruralbania dhe mundësitë që ky projekt iu jep atyre në rritjen e produktivitetit të fermave familjare. Rritja e produktivitetit arrihet duke garantuar mundësi aksesi për prodhuesit e vegjël bujqësorë në; Shërbime të asistencës bujqësore dhe rurale. Formim profesional në prodhimin bujqësor dhe blegtoral. Asete konkrete dhe të qëndrueshme për prodhim dhe shitje. Pas eventit jane bere vizita ne terren ne fermat blegtorale qe mbareshtrojne dhine e Hasit dhe delen Rude.

Ruralbania është financuar nga Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo dhe implementuar nga Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen AICS Tirana në partneritet me Cia – Agricoltori Italiani, ADAD Malore, AgroPuka, Rrjeti Shqiptar per Zhvillim Rural – ANRD, AREB, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Back