UNDP PROJECT 2014-2015 FUQIZIMI EKONOMIKO – SOCIAL I GRUPIT TË GRAVE ERSEKË
Qëllimi i projektit: Prodhimi dhe vleresimi i prodhimeve artizanale te grupit të Grave Ersekë
Adad ka vendosur nje marreveshje me Bashkine Erseke, e cila ka vene ne dispozicion nje ambient per takime, trajnime, per te ekspozuar dhe shitur produktet e tyre grupi i grave Erseke. Pas identifikimit te grave eshte organizuar grupi grave prej 40 vetash, i bazuar në parimet e vullnetit dhe interesit të përbashkët për ndërmarrjen e aktiviteteve të prodhimit dhe shitjes per permiresimin e e nivelit social-ekonomik. Lider e grupit ka qene Bylyre Jashari. Ne baze te planit te aktivitetve te projektit jane realizuar trajnime nga ekspertet e adad malore dhe te UNDP per marketingun, turizmin dhe prodhimet artizanale. Jane realizuar postera, flete palosje e etiketa ne drejtim te promovim komunikimit per te mire vleresuar produktet artizanale tradicionale kolonjare. Jane organizuar aktivitete ekspozimi dhe shitje per prodhimet artizanale tradicionale te Ersekes, pasurimi i qendres per ekspozim dhe shitje prodhime me dizenjo te reja. Jane prodhuar dhe shitur mbi 30 artikuj artizanal te amabalazhuar me etikete dhe ne vazhdimesi jane vendosur kontakte dhe per prodhime me porosi. Jane prezantuar ne panaire ne Korce, Tirane dhe Struge (Maqedoni). Përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij projekti do të jenë 40 gra dhe vajza që kane rritur aftësitë në prodhimin artizanal tracional dhe kane rritur shitjen e produkteve te tyre, per turistet qe kalojne ne Erseke dhe bashkëpunojnë me dyqane suveniresh në Korçë, Tiranë etj..
UNDP PROJECT 2014-2015 FUQIZIMI EKONOMIKO – SOCIAL I GRUPIT TË GRAVE VITHKUQ Qellimi i projektit: Vleresimi i prodhimeve lokale për zhvillimin social – ekonomik të grave Vithkuq
Adad ka vendosur nje marreveshje me Komunen Vithkuq, e cila ka vene ne dispozicion nje lokal ne zyrat e komunes per takime, trajnime, per te ekspozuar dhe shitur produktet e tyre grupi i grave Vithkuq. Pas identifikimit te grave eshte organizuar grupi grave prej 20 vetash, i bazuar në parimet e vullnetit dhe interesit të përbashkët për ndërmarrjen e aktiviteteve të prodhimit dhe shitjes se produkteve lokale. Lider e grupit ka qene Pavlina Sumbulla. Ne baze te planit te aktivitetve te projektit jane realizuar trajnime nga ekspertet e adad malore per tekniken e mbledhjes, tharjes, paketimit te produkteve lokale bujqesore, te bimeve medicinale dhe per marketingun e produkteve si dhe plan marketingu. Gjithashtu jane blere pajisje dhe ambalazhim per paketim, jane prodhuar etiketa me emrin e Vithkuq, jane realizuar postera, flete palosje ne drejtim te promovim per te mire vleresuar produktet e zones Vithkuq. Eshte hartuar nje liste produktesh per ekspozim e shitje dhe nje etikete identifikuese; si arra, fasulja, mjalti, caj malit, trandafili i eger (bime medicinale) si dhe qendisje dhe pune me dore: shalla, corape etj. Jane prezantuar ne panaire ne Korce, Tirane dhe Struge (Maqedoni) dhe kane kijuar lidhje me dyqane ne Korce per shitje te produkteve te tyre. Përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij projekti janë 20 gra që kanë rritur aftësitë mbledhjen paketimin dhe tregtimin per tregun lokal ne Korçe dhe Tirane, te produkteve lokale te Vithkuqit duke vleresuar çmimin e produkteve, duke pas ndikim në jetën e përditshme të grave.
PROJEKTI PER ZHVILLIMIN E INTEGRUAR TE TERITORIT TE VOSKOPOJES 2007-2012,
Projekt i Delegacioni Europian – Grant Contract – External Aid, 2007/135-031
Ky projekt e ka bazen tek Plani Strategjik i Voskopojes, ku inicimi dhe realizimi i ketij ne Voskopoje eshte bere nga FERT/PSF, Komuna dhe ADAD ne vitin 2005 me perfshirjen e komunitetit dhe aktorve lokal e qendror qe ndikojne dhe veprojne ne teritorin e Voskopojes. Partneret e projektit kane qene FERT Paris, Komuna Voskopoje, ndersa ADAD ka zbatuar dhe administruar projektin ne Voskopoje.
Ne pese vitet e fundit 2007-2012 kane ndodhur shume ndryshime, si ne planin e zhvillimit ekonomik, social-kulturor dhe te organizimit te komunitetit, kjo per shkak te vullnetit dhe angazhimit te komunes, komunitetit dhe te mbeshtejes nga projekti i Delegacionit e Europian te zbatuar nga FERT Paris dhe ADAD, ku eshte perfshire dhe ka perfituar i gjithe komuniteti i teritorit te Voskopojes.
Sot kemi nje rigjallerim te Voskopojes, permiresim te infrastruktures urbane dhe turistike, vleresim te burimeve dhe sitit, organizimi inisiativave – krijimi shoqates Voskopoja, kthim te emigranteve, ngritja e bizneseve dhe ndertime te reja, kapacitete me te medha pritje turistike. Krahasuar me vitin 2005, aktualisht kemi dhjete fishim te numrit te turisteve, trefishim te siperfaqeve me pemetore, dyfishim te prodhimit bujqesor e blegtoral, me shume prodhime e produkte bujqesore dhe artizanale, me shume punesim, rritje te ardhurave me + 75 % ose ne vlere me + 623 000/€ dhe nivel me te larte ekonomiko-social, tregues keto qe tregojne per nje zhvillim dinamik dhe te qendrueshem te teritorit te Voskopojes. Permiresim te nivelit social-ekonomik ne Voskopoje, krijimi i shoqates Voskopoja dhe shtrirjen e demarshit ne komuna te tjera si Drenova e Vithkuqi te Korçes.