Programe/projekte te realizuara

OPCA 1-2012-2015

Programi OPCA (Organizimi i Prodhuesve dhe Konsultimi i aktorve). Perforcimi i filieres se frutikultures (Transfere teknologjie, Shoqerim projektesh, Bashkepunimi me aktorë), i mbeshtetur nga FERT

OPCA eshte zbatuar gjatë periudhës 2012-2015, ku janë ngritur referenca tekniko-ekonomike dhe organizative. Mund të përmendim: i) Koleksioni me 50 varietete të mollës në fidanishten Zemblak, pemëtore me teknologji të re (mollë, qershi etj.), ii) Dhoma frigoriferike, Korçë, Dibër, linja të tharjes së kumbullës “KazaFrut”, të lëngut të mollës “KopFrut” Dibër, koperativa “AliFrut” Korçë, iii) Testime të varieteteve te reja, nënshartesave vegjetative të mollës, studimi ekonomik i fermës, publikime, libra, broshura etj., ix) Takime të përbashkëta me Ministrine e Bujqësisë, ADAD, FERT (Kopi si strukturë e perbashket MB-FERT-ADAD). Pavaresisht arritjeve te mesiperme kjo i perket nej numri te kufizuar prodhuesish. Rritja e interesit nga prodhuesit dhe nevoja per nje zhvillim rentabel te pemetarise, kerkon nje perhapje te ketyre referencave jo vetem brenda rajoneve, por dhe ndermejt rajoneve. Këto janë disa elemente të filierës të frutikulturës në vend. ADAD Malore/FERT ka bashkepunuar me Ministrine e Bujqesise dhe Drejtorite Rajonale per ekspertize dhe formimin e specialisteve dhe prodhuesve dhe takime per frutikulturen.

PDF small iconpdf – raport

SARED- 2015

ADAD ka zbatuar projektin per 5 Insiativa per 14 grupe: ne rajonin e Korces per 8 grupet Borsh/Bilisht, Zemblak; Zvezde, Bulgarec, Qatrom/Mollaj dhe Qafzez/Kolonje, Cangonj dhe Vranisht, 3 grupet e Dibrës; Ushtelenxe, Tomin dhe Kastriot, 3 grupet e Kukesit: Koder Lume, Tregtan dhe Golaj. Ky projekt eshte mbështetur nga projekti SARED per programin “Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në zonat e pafavorizuara në Shqipëri” mbi aktivitetet e rritjes së kapaciteteve në zinxhirin e vlerës së Frutave dhe Arroreve;

Rezultati i ketij projekti ishte organizimi i 14 grupeve me 210 anetare, nenshkrimi i memorandumeve per cdo grup me adad malore per te punuar se bashku ne kuadrin e projektit SARED dhe hartimi projekt propzimeve per nje plan aksionesh per rritjen e kapacieteteve dhe te veprimtarise se grupeve, per njje periudhe 2 vjeçare 2016-2017.

PDF small iconpdf – raport

ADAD – UBT -2010-2015

Kemi kryer studimin per “sjelljen e nenshartesave vegjetative te molles ne kushte te ndryshme pedoklimatike te vendit tone”. Studimi eshte kryer ne zonen e ftohte te kultivimit te molles si ne Korce, Diber , Kukes dhe ne zonen e ulet bregdetare ne Lushnje, ku molla ka marre nje perhapje ne 10 vjecarin e fundit. Specialisti i ADAD se bashku me pedagog te Departamentit te Hortikultures – UB Tirane nga studimi i kryer, kane percaktuar nenshartesat e pershtashme te molles sipas zonave klimatike te vendit ton. Aktualisht i orientojme prodhuesit prodhuesit e fidaneve dhe prodhuesve ne zgjedhjen e nenshartesave vegjetative te molles ne pershtatje me kushtet klimatike tokesore te zones, duke i paraprire zhvillimit te molles mbi baza shkencore aplikative

MADA – 2014

Trajnimi i te rinjeve te rretheve Diber dhe Kukes per aspektin e pasvjeljes se frutave: Grumbullimi, ruajtja ne kushte te pershtatshme, perpunimi i frutave dhe marketingu i tyre. Ne kete projekt u perfshine mbi 110 te rinje nga rrethet Diber dhe Has, te cilet perfituan eksperinecen dhe teknika te reja per tu sherbyer fermave te tyre si ne aspektin e prodhimit, ruajtjes dhe perpunimit te frutave. Pas trajnimeve periodike per nje periudhe dy mujore, te gjithe te rinjet u pajisen me Çerifikate te leshuar nga ADAD Malore dhe Mada.

INISIATIVE MALORE II-2009-2012

Nga aplikimi i programit te perbashket IM, MADA-FERT, 2004-2006, ADAD ka pasur dhe ka luajtur nje rol  shume te  rendesishem duke dhene dhe skemen e organizimit dhe funksionimit te tij.

Ka pasur arritje ne dy aspekte nga njera ane perforcimi i ADAD dhe shtrirja e aktivitetit te tij ne tre Qarqet Diber, Korce, Kukes, ku jane konsoliduar grupet e prodhuesve ne fushen e pemetarise, fidanishtes, dritherave, vreshtit dhe bletarise dhe nga ana tjeter rritja e kapaciteteve prodhuese nepermjet futjes se teknologjise se RE, rritjes se rendimentit dhe te ardhurave, formimit te prodhuesve dhe specialisteve, ngritjes se rrjetit te referencave ne pemetari dhe vendosja e keshilles teknike private prane grupeve te pemtarise ne Diber dhe Korce.

DAI/USAID – 2012

Vizite Studimore per Frutikulturen ne France te grupit te fermerve Korce 2012

Formim ne Rajonin e Lot de Garonne France, te nje grupi pemetaresh te Korces per sherbimet ne pemetore dhe vecanerisht te rrallimit te luleve dhe frutave. ADAD organizoj shoqerimin e grupit ne France dhe sot keto prodhues jane lider dhe anetare te adad malore.

Grupi perbehej nga 12 veta, 10 prodhues dhe dy specilasite te DAI dhe adad. Vizita studimore u realizua ne muajin Maj, pikerisht ne periudhen qe perkonte me rrallimin kimik te molles. Per kete adad ne hartoj nje program nje javor te vizites studimore, dhe mobilizoj specilaitin e njohur francez Patrick Heinemann. Per prodhuesit ishte nje jave studimore shume efektivite ne pervetesimin e njehurive dhe praktikave me te mira, per kryerjen e sherbimeve ne pemetore, apo per te gjithe ciklin e prodhimit te frutave, nga fidanishtje ne treg. Veçanerisht prodhuesit u njohen me teknikat me te reja te kultivimit te molles si; praktiken e rrallimin kimik te molles, me teknikat e kultivimit “bio” te molles, varietetet e reja dhe perspektiva e tyre. Ne perfundim te vizites prodhuesit vleresuan eksperiencen franceze dhe shprehen angazhimin per te zgjidhur bashkerisht, çeshtje te asistences teknike te prodhimit dhe marketimin e frutave, si grup ne kuader te adad.

KESHILLI I QARKUT SHKODER (KQSH) DHE ZYRA RAJONALE TE PUNESIMIT SHKODER (ZRPSH) PER FORMALIZIMIN E PUNESIMIT NE QARKUN E SHKODRES.

Titulli i projektit: Pergatitja dhe marketingu i lengut te Dellise se Kuqe- HARTIÇ 2012

Ky projekt eshte mbeshtetur nga Keshilli i Qarkut Shkoder (KQSH) dhe Zyra Rajonale te Punesimit Shkoder (ZRPSH) per dhenien e Granteve per zbatimin e masave dhe linjave te sherbimit per nxitjen dhe formalizimin e punesimit ne Qarkun e Shkodres. Objektivi kryesor i projektit; Perforcimi i aktivitetit ekonomiko-bujqesore dhe formalizimi i punesimit te te rinjeve dhe familjeve ne komunat Shkrel dhe Guemire. Zona e nderhyrjes do te jete ne fshatrat e Recit te Komunes Shkrel dhe ne Gruemire dhe Grupet perfituese jane : i) grup prej 20 te rinjesh dhe fermere qe mbledhin bimeve medicinale ne komunen Shkrel, ii) Grup prej 20 fermeresh, gra dhe persoma te familjeve qe kryejne sherbimet ne fermat e tyre,iii) 10 familje me 20 veta, qe mbledhin, perpunojne dhe tregtojne lengun e Delinjes se Kuqe. Ne funksion te objektivave adad ka zbatuar me sukses aktivitetet e projektit dhe ka arritur rezultatet  e meposhteme. Ngritja e linjes se prodhimit te HARDIÇ dhe prodhimi i 10 000 litra Hardiç me logon dhe etiketen « HARDIÇ » e administruar nga shoqata Reçi Prodhimtar. Formalizimi i punesimit te 30 persona, ku 16 prej tyre jane te rinje te moshes 15-18 vjec, venia ne dispozicion te nje manuali praktik, vendosja e mardhenieve tregtare ndermjet mbledhes-grumbullues, prezantimi produktit me logo te zones, rritja e kerkeses se tregut per produktet e zones «Hardiç», bashkepunimi me Qarkun Shkoder, dhe shoqaten “RECI PRODHIMTAR», kane qene nder arritjet kryesore te ketij projekti, tregon qendueshmerine e ketij projekti te zbatuar nga adad.

YEM Project / ILO – TEP Kukes 2011

Ky projekt eshte mbeshtetur nga Programi i Punesimit te te Rinjeve per Qarkun e Kukesit (TEP) i financuar nga YEM Project / ILO.

Qellimi i projektit: Te formalizohet dhe te gjenerohet punesimi duke mbeshtetur familjet ne rrethin e Hasit permes bashkimit ne nje rrjet prodhuesish per kultivimin e molleve.
Adad ka zbatuar projektin ne kuadrin e (TEP) dhe ka realizuar aktivitet e meposhteme;
  • Promovimi i skemes se aplikimit ne zonen e percaktuar, vleresimi i aplikimeve dhe seleksionimi i perfituesve se bashku me DRBUMK Kukes dhe mbjellja e 2 ha me molle
  • Asistimi i fermereve per te ngritur nje grup te perbashket interesi, perfshire ne FFQ Kukes

Shoqerimi i aktivitetit te fermes se perfituese nga skema TEP dhe ndjekje e nje plani pune mbi nderhyrjet sipas objektivave.

  • Ekspertize e specializuar per fermeret perzgjedhur per kultivimin e molles, rekomandimet, asistence teknike per menaxhimin e fermes, duke perfshire sistemin e mekanizimit, ujitjes per kultivimin intensive te molles.
  • Mbeshtetje te përfituesve per tu perfshire ne Federaten e Fermerve te Qarkut Kukes
  • Trajnimi i anëtarët erinj te familjeve perfituese qe te kontribuojnëper e familjeve te tyre.

Zbatimi ketij projekti rezulton i suksesshem, sepse jane realizuar treguesit e parashikuar si per mbjelljen e 2 ha molle me teknologji te re ( me 2250 peme/ha) dhe eshte krijuar mundesia qe 10 familje, me nga 2 pjesetare te punesohen ne fermat e tyre. Eshte bere formalizimi i punesimit per 20 veta qe jane perfshire nen skemat e sigurimit shoqeror. Eshte ngritur rrjeti prej 15 fermereve (10 perfitues nga TEP dhe 5 te tjere nga skemat e DRBUMK) qe merren me kultivimin e pemeve frutore te cilet jane bere anetare FFQK (Forumit te Fermerve te Qarkut Kukes) dhe arritja e bashkepunimit te fryteshem ndermejt Adad, Keshillit te Qarkut Kukes, DRBUMK Kukes dhe FFQK.

SNV/PROMALI -2010-2012

Trajnimi i pemetarve per teknologjine e re te kultivimit te molles me pemetaret e grupit Zemblak Korce dhe ngritja e koleksionit me varietetet e reja te molles (pemetores Meme)

Kemi realizuar nje program per ngritjen e koleksionit te pemtores meme me 50 varietete te molles te vendit dhe te rinj te sjelle nga Franca.

Kemi ngritur 0.5 ha pemetore meme me 35 varietete te reja te sjella nga Franca dhe 9 varietete tradicional dhe 6 autoktone. Ne vazhdim jane testuar varietetet e reja me te mira dhe me te pershtatshme per vendin tone, per te qene konkurrente ne tregun global.

Adad ka kryer trajnime me grupin e fidanishtes Zemblak, me pemetare te Korces per aftesimin e tyre me teknikat e reja te prodhimit te fidanit dhe ndjekjen ne pemetore.

 

PROJEKTI AGRITERRRA PERIUDHA TETOR-NENTOR 2009

Ne kemi zbatuar nje kontrate me Agriterra ne vitin 2009 per transfera e teknologjise se re ne pemetari ne rajonin e Dibres. Ne kete projekt jane perfshire ne trajnime, shkembime prodhues te pemetarise.

Objektivi: Perforcimi i aktivitetit te prodhuesve ne aspektin e prodhimit dhe pasvjeljes.

Aksionet e kryera; i) Gjallerim aktiviteti grupesh, ii) asistence teknike, iii) formime, shkembime, ix) Informacion,  ixx) furnizim me inpute bujqesore.

Nga zbatimi i kontrates me Agriterra nga ADAD ka pas nje zhvillim shume pozitiv ne aktivitetin e prodhuesve, qofte ne aspektin formimit tekniko-profesional, ashtu dhe ne ate te furnimizimit me inpute dhe qe kane nddikuar ne permiresimit te teknikes dhe adminstrimin e prodhimit. Aksionet e kryera ka ndikuar ne permiresiminin e aktivitetetit dhe te ardhurave te prodhuese. Nga mbeshtetje me asistence teknike, formime (trajnime dhe shkembime ne France dhe vend) dhe inpute bujqesore kemi arritur: i) rritje te cilesise se frutave dhe rendimentit me 20-50 % ne molle, ii) Ulje te kostos se prodhimit me 10-15 % dhe rritje te cmimi mbi 25-30 %, iii) Jane ambalazhuar mbi 2000 kv molle ose rreth 15 % te frutave dhe ruatjur 700 kv molle, ix) Jane perpunuar ne Diber rreth 250 kv fruta (120 kv molle dhe 130 kv kumbull) dhe jane prodhuar ambalazhuar rreth 6000 litra leng molle dhe 2500 litra raki kumbulle), ixx) Nga zbatimi projektit jane perfshire mbi 1000 prodhues (500 ne pemetari dhe 500 ne grure, iv) Jane informuar mbi 1000 prodhues, duke shperndare 8 tipeve me fisha teknike, ivv) Kane perfituar direkt 50 prodhues baze materiale (ne fidanishte, ne marketing, ne fara etj.),

ESHFF- ENTI SHTETEROR I FARAVE DHE FIDANEVE

ADAD Malore ka testuar per me shume se pese vite dy varieteve te reja te molles – Gala dhe Fuji dhe ka prezantuar dosjen teknike tek ESHFF dhe ka bere regjistrimin ne katalogun shqiptar. Keto dy varietete jane te regjistruar dhe prodhuesit mund ta mbjellin dhe tregtojne ne tregun shqiptar e me gjere.

Adad/Fert se bashku me ESHFF ka testuar 33 varietete te reja te grurit francez ne rajonet Diber, Korce, Fushe Kruje dhe Lushnje. Jane regjistruar ne katalogun shqiptar si varietete me tregues shume te larte, ndersa varietetet  Soissons dhe Apache, shumezohen dhe perdoren per mbjellje ne prodhim te gjere.

E gjithe baza gjenetike e varieteteve te reja te molles, dardhes, kumbulles, qershise dhe te nenshartesave vegjetative te molles, dardhes e ftoit, eshte sjelle nga Franca per fidanishtet e Korces dhe te Dibres, me lejen dhe mbeshtetjen e ESHFF. Gjithemone ka perkrahur prodhuesit per futjen e bazez gjenetike te re, njekohesisht ka ndjekur procedurat e çertifikimit te fidaneve dhe fares se grurit.

PDF small iconPdf fuji&gala

MADA 2008

STUDIMI I SIP VE TE PEMETARISE DHE VRESHATRISE NE DIBER

Adad Malore ka bere studimin e dy SIP-ve (Strategjia e Investment Programme) per frutikulturen dhe vreshatrise ne rajonin e Dibres. Kemi ka realizuar nje proces me intervistime te gjithe aktore kryesor ne Diber si; prodhues, perpunues, grumbullues, tregtar, specialiste, drejtues institucionesh etj. Eshte bere grumbullimi dhe analizimi i te dhenave. Pastaj jane bere takime me aktore per vleresimin e situates, burimet dhe resurset per zhvillimin e pemetarise dhe vreshtarise ne Qarkun e Dibres. Eshte bere publikimi i dy SIP-ve te Pemetarise dhe Vreshtarise te Qarkut Diber, te cilet kane sherbyer si udherrefyes per zhvillimin e pemetarise dhe te vreshtarise ne Rajonin e Dibres.

PROGRAMI INITIATIVE MALORE I (MADA/FERT) 2004-2007

Programin i perbashket Initiative Malore (IM), MADA-FERT, 2004-2007 ka pasur si qellim futen dhe transferen e teknologjise se re ne pemetari dhe vreshtari. Ky program ka pasur investime ne ngritjen e pemtoreve dhe vreshtave te reja, te shoqerura me formime te prodhuesve dhe specialisteve. Ky program eshte mbeshtetur financiarishte nga MADA-FERT dhe me kontribute dhe nga prodhuesit. ADAD Malore ka luajtur nje rol  shume te  rendesishem ne zbatimin e ketij programi. Ka pasur arritje ne dy aspekte nga njera ane perforcimi i ADAD dhe shtrirja e aktivitetit te tij ne tre Qarqet Diber, Korce, Kukes, ku jane konsoliduar grupet e prodhuesve ne fushen e pemetarise, fidanishtes, dritherave, vreshtit dhe nga ana tjeter rritja e kapaciteteve prodhuese nepermjet formimit te prodhuesve dhe specialisteve, ngritjes se rrjetit te referencave ne pemetari dhe vendosja e keshilles teknike private prane grupeve te pemetarise ne Diber, Korce  dhe futjes se teknologjise se RE, qe ka çuar ne rritje te rendimentit, prodhimit dhe te ardhurave.

Bashkepunimi ka qene ne kuadrin e IM,  program i perbashket i Mada-FERT per futje dhe transfeen e teknologjise se re ne pemetari dhe vreshatri qe ka konsistuar:

  • Nderhyrja me ekspertize, formime dhe konsulence teknike te vendit dhe te huaj.
  • Furnizim me fidane, nenshartesa vegejative dhe varietete te reja ne molle, qershi, kumbull.
  • Ngritjen e 40 pemetoreve Intensive ne molle, kumbull me forme Aks ne Diber, Korce, Kukes.
  • Ngritja e 1 ha vresha pilot ne Mat dhe Diber.
  • Formimi i 500 fermerve dhe specialisteve, nepermjet trajnimeve, shkembimeve dhe asistence direkte ne pemetore tek prodhuesit.

ASP-AGRICULTURE SERVIS PROGRAME 2007-2008 (Programi Bujqesor i Bankes Boterore)

Adad ka aplikuar ne vitin 2007 dhe perfituar 2 projekte per dy grupe prodhuesish: ne Has ka ngritur pemetoren e pare me molle prej 1 ha me teknologji te re (dendesi te larte dhe form aks) dhe ne Diber ku eshte ngritur dhomen frigoriferike te pare per ruajtjen e frutave. Te dy projekte jane te sukseshme, te qendrueshme te cilat funksionin dhe sot dhe kane sherbyer si modele per perhapjen dhe per prodhues dhe grupe te tjera, pra per transferen teknologjise se re ne  pemetari.

DRINI – 1995-2003

Nje program koperimi franko-shqiptare per zhvillimin e ekonomise bujqesore te rrethit te Dibres. FERT kontaktin e pare ne Shqiperi e ka bere ne vitin 1994 ne rrethin e Dibres, ku eshte njohur me situaten, nevojat dhe kerkesat e prodhuesve. Mbi kete baze ne vitin 1995 filloi nje plan aksionesh ne mbeshtetje te iniciativave te prodhuesve fillimisht ne komunen Kala e Dodes dhe Slloves dhe ne vazhdim me adad qe prej vitit 1996 duke zgjeruar aktivitetin dhe ne rajonet e Korces, Kukesit, Shkodres etj.

FERT ka mbeshtetur ADAD me metodike, inpute bujesore (fara, fidane, mjete bujqesore), baze gjenetike ne frutikulture (nenshartesa vegjetative dhe varietete te reja), grure (varietete te reja gruri te prodhimit baze per riprodhim. Kete e ka realizuar, nepermjet :

  • Nje stafi teknik per asistencen, kordinimin dhe shoqerimin e procesit.
  • Misione dhe asistenca direkte e FERT me specialiste sipas temave dhe shkembime mes prodhuesve ne vend e France.
  • Promovimin dhe perforcimin e rolit te adad ne lidhje me institucionet publike ne vend.
  • Mbeshtetje me mjete financiare

Si arritje kryesore ishte :

  • Formimi i ADAD ne 1996, ku aderonin 100 anater te strukturuar ne 7 grupe sipas aktivitetit te tyre, ku me kryesoret ishin grupet e frutikultures, grurit, perimeve, etj.
  • Hapja e zyres se adad it ne 1999 ne Peshkopi me nje ekip teknik prej 2 vetash
  • Permiresimi i aktiviteteve te prodhuesve dhe rritja e nivelit ekonomiko-social te prodhuesve.

 

Back