Programe/projekte aktuale

Programi OPCA 2016-2018

Programi OPCA  na mundëson të adaptojmë mënyrat më të mira të zgjidhjes së çeshtjeve kyçe të fililerës së frutikulturës sipas përvojave të europës perendimore (të Francës  etj).

Ky program synon te perforcoje adad malore si organizate profesionale bujqesore, sherbimet ndaj anetareve dhe me gjere, autonomine ekonomike dhe rritjen e rolit te adad malore ne perfaqesimin dhe mbrojtjen e interesave te prodhuesve. Dy jane objektivat kryesore te OPCA.

  • Mbështetje për zhvillimin e funksioneve të shërbimit të përfshira në Planin e Veprimit te ADAD 2015-2018
  • Të kontribuojë në zhvillimin e mjeteve të financimit per zhvillimin e zinxhirit të vlerës ne frutikulture e me gjere.

Keto do te realizohen nepermjet zbatimit te nje plani aksionesh dhe krijimi i partneriteteve me aktore publik, programeve te ndryshme qe synojne zhvillimin bujqesor e rural.

—————————————————————————————————————-

Projekti SARED 2016-2017

Programi “Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në zonat e pafavorizuara në Shqipëri” për Iniciativat mbi aktivitetet e rritjes së kapaciteteve në zinxhirin e vlerës së Frutave dhe Arroreve; ADAD Malore po zbaton projektin per 8 grupe ne Rajonin Korçe dhe nga 3 grupe per Rajonet Diber dhe Kukes. Ky projekt ka per qellim përmirësimin e përformancës së zhvillimit ekonomik në zinxhirin e vlerës së Frutave dhe Arroreve nëpërmjet trajnimit të fermerëve dhe specialisteve të ekstensionit, per rritjen e prodhimit të pemëtoreve të frutave dhe arroreve nëpërmjet përmirësimit të teknologjisë dhe permiresimit te marketingut te frutave. Projekti shtrihet nje periudhe 2 vjecare Maj 2016-Dhjetor 2017.

Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e teknologjive të rreth 350 prodhuesve të mollës nëpërmjet trajnimit, këshillimit dhe demonstrimit, në mënyrë që të sjellë përmirësime në cilësinë e prodhimit dhe produktivitetit te tij. Ne planin e aksioneve perfshihen trajnime, demostrime, shkembime, pjesemarrje ne panaire dhe asistence teknike per shoqerimin e aktiviteteve te prodhueve dhe te grupeve. Prodhuesve do tu ofrohet ekspertiza me e mire ne vend per permiresimin e teknologjise ekzituese, si dhe aplikimin e teknikave te reja ne gjithe ciklin e prodhimit te frutave dhe te marketingut te frutave.

Përveç rritjes së kapaciteteve teknike lidhur me zbatimin e suksesshëm të investimeve potenciale nga anëtarët e grupeve, projekti do të konsolidojë dhe organizojë grupet sepse transferimi i njohurive dhe aftësive në grupet e përhershme është një qasje më e mirë krahasuar me rritjen e kapaciteteve individuale apo edhe rritjen e kapaciteteve të grupeve ad-hoc të fermerëve të vegjël.

Strategjia e këtij projekti përfshin shumicën e grupeve të interesit, duke i dhënë një rol të rëndësishëm aktorëve lokal e kombetar; QTTB-ja e Korçës, Universiteti i Korçës, Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), përkatësisht Departamenti i Hortikulturës dhe shërbimi lokal i ekstensionit do të ndërmarrin rol kryesor në organizimin e trajnimeve mbi teknologjinë e prodhimit të frutave dhe këshillimin e prodhuesve. ADAD Malore do të vërë në dispozicion ekspertizën më të mirë vendase dhe të huaja për temat më të specializuara dhe analitike dhe do të ofrojë ekspertizën e tij për ofrimin e teknologjive më moderne të përshtatura për prodhuesit vendor. Ata gjithashtu mund të kryejë kërkime, të ndihmojë fermerët dhe të gjithë aktorët në zgjidhjen e problemeve të teknologjisë.

Projekti ESFIM 2016-2017

Titulli i Projektit: Identifikimi i produkteve lokale ne rajonin e Kukesit

Objektivi kryesor: Ky projekt synon të vlerësojë potencialet e tregut për produkte të caktuara bujqësore në rajonin malorë të Kukësit, në mënyrë që të forcojë pozicionin e fermerëve të vegjël në treg.

Objektivi 1: Të identifikojë bashkarisht potencialet e aksesit në tregjet bujqësore për produkte të caktuara përmes vlerësimit të preferencës së konsumatorëve, të shqyrtojë kufizimet e prodhimit, të kryejë një vizitë në një ndërmarrjeve të suksesshme bujqësore për të mundësuar krahasime dhe organizojë panaire për të gjeneruar mundësi të reja tregu.

Objektivi 2: Të krijojë dhe mundësojë një platformë diskutimi midis organizatave të prodhuesve, autoriteteve publike, dhe aktorë të tjerë të zinxhirit të vlerës në mënyrë që të trajtohen problemet e aksesimit të tregut.

Çështjet e kërkimit:

  • Vlerësimi i kapaciteteve të prodhimit (prodhuesit, llojet e fermave dhe volumet e prodhimit, teknikat e prodhimit dhe pasvjeljes).
  • Vlerësimi i tregut aktual (shitjet aktuale, çmimet, konsumatorët/klientët, dhe distanca nga tregu) dhe çështje tregtare që duhen përmirësuar.
  • Vlerësimi i ofertës rajonale dhe rajoneve konkurente kryesore të Shqipërisë në lidhje me produktet lokale të identifikuara.
  • Vlerësimi i preferencave të konsumatorëve në lidhje më të paktën dy produkte të veçanta të zgjedhur pas inventarizimit të produkte të veçanta kryesore në rajonin e Kukësit.
  • Identifikimi i mundësive për të promovuar produktet psh mundësi tregtie nëpërmjet organizimit të panaireve.
  • Zhvillim i përbashkët i rekomandimeve për ndërhyrje stratëgjike nga aktorët lokalë në mbështetje të fermerëve dhe organizimit të tyre bazuar në rezultatet e përftuar për të formësuar politika të zhvillimit rural me fokus rritjen e mundësive për aksesimin e tregut.

Aktivitetet e projektit

  • Vleresim i sektorit te bujqesise dhe identifikim i produkteve prioritare
  • Zbatimi i vrojtimeve me konsumatorë dhe prodhues per produktet e synuara
  • Organizimi i workshop-eve tematike per percaktimin e mundesive per orientimin ndaj tregut te produkteve prioritare
  • Vizite studimore në terren (Agropuka)
  • Panaire për demonstrimin e produkteve lokale
  • Krijimi i një databaze për identifikimin online të produkteve lokale
  • Takimi strategjikë final (me të gjithë aktorët) per percakitimin e prioriteteve
  • Botimi i nje raporti shkencor si dhe broshurave dhe fletepalosjeve me rezultate te projektit
Back