Panairi në EXPOCITY Albania

Me datë 8-9 Prill 2017, ne kuadrin e projektit ESFIM ( AgriCord dhe Vageningen UR) Adad Malore, mori pjesë në panairin “Mediterranean Tourism Fair” dhe u prezantua me stenden e saj.

Synimi i pjesemarrjes në këtë panair ishte promovimi i produkteve tipike të Qarkut të Kukësit, duke krijuar mundësinë për promovimin dhe vleresimin e produkteve të këtij Rajoni.

Stenda jone ishte me perfaqesuese dhe u prezantua me produkte si mishi i that dhia Has, kumbull e thatë, patate, mjalt mali Tropojë, arra, lajthija, caj mali, caj sherebele, boronica, gjalp, djath, gjize, fasule, etj. te ambalazhuara, etiketuara, te shoqeruara me fletepalosje për produktet kryesore.

Stenda jone u vizitua nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Znj. Milva Ekonomi.

Stenda terhoqi shume vizitore, vlen për tu theksuar perveç interesit të qytetareve, interesimi i madh i hoteleve për produktet tradicionale si për mishin e thatë, mjaltin, kumbullën e thate, boronicen, çajin e malit, lajthinë, djathin etj.

Back