Me date 2 Tetor ne ambjentet e Ambasades Holandeze u organizua panairi ‘Gratë në Biznes’ në të cilin morën pjesë më shumë se 30 sipërmarrëse femra nga i gjithë vendi. Eventi i organizuar solli së bashku iniciativa të bizneseve sociale, shoqërine civile dhe grave sipërmarrëse me synim mbështetjen e grave sipërmarrëse dhe krijimin e një networku në sajë të të cilit vështirësitë që ato hasin të kapërcehen më lehtë. Pjese e ketij aktiviteti ishte dhe Adad Malore me grupet e grave te Novoseles dhe Vithkuqit me produktet e tyre artizanale.