Panairi Fruit Logistica 2022

Adad Malore mori pjese ne panairin Fruit logistica, Berlin 2022

Fruit Logistica që po zhvillohet në Berlin, është një nga demonstrimet më të mëdha të bujqësisë, me pjesëmarrje nga 135 shtete.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka mundësuar pavionin e Shqipërisë duke mbështetur praninë e 11 kompanive bujqësore, agropërpunuese, eksportuese me synim nxitjen e marrëdhënieve të biznesit dhe hapjen e mundësive të reja me tregje të sofistikuara Europiane.

Nga prodhuesit dhe agropërpunuesit tanë prezentë aty, mora sinjale të shkëlqyera për bashkëpunime të frytshme duke dëshmuar se sa shumë potenciale kemi për të çliruar.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Back