Adad Malore
- Bën pjesë e rrjetit të organizatave në botë që udhëhiqen nga FERT
- Anëtare e ARBOMED (Rrrjeti Mesdhetar i Prodhuesve të Frutave dhe Perimeve)
- Anëtare e KASH-Këshillit i Agrobisnesit Shqiptar e ARND – Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural
Grupet:
- Adad perbehet nga anetarsi prej 1200 vetash te strukturuar ne 34 grupe, ku 24 prej te cilave jane informale dhe 10 jane grupe formale.
Te dhena te pergjitheshme | Total | Diber | Korçe | Kukes | Shkoder | Others |
Numri i anetarve | 600 | 240 | 260 | 70 | 20 | 10 |
Perfitues | 7500 | 3100 | 3500 | 500 | 340 | 60 |
Pemetore ha | 445 | 145 | 225 | 45 | 22 | 8 |
Pemetore Intensive ha | 270 | 95 | 160 | 10 | – | 5 |
Numri dhomave te ftohta | 13 | 4 | 8 | 0 | – | – |
Volumi i ruajtjes ne ton | 2000 | 750 | 1250 | 0 | – | – |
Prodhimi i molles ton | 6250 | 800 | 5500 | 150 | – | – |
Prodhimi vjetor i fidanve – rrenje | 150000 | 20000 | 13000 | – | – | – |
Adad malore ka një zhvillim te qëndrueshëm dhe dinamik ne rritjen e numrit të anëtarëve dhe strukturimin e tyre në grupe. Rritjen e siperfaqeve te pemetoreve veçanërisht ato me dendësi të lartë, të prodhimit dhe perpunimit te frutave.
Organizimi filieres frutikultures
Grupe formale ne prodhim, ruajtje dhe perpunim te frutave qe perfshin:
- Grupi fidanishtes Zemblak Korce, per prodhimin dhe tregtimin e fidanve frutor
- Alifrut Korce per prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e frutave Kop Frut Diber 2012 per prodhim, ruajtje frutash dhe prodhim i lengut natyral te molles
- Kaza Frut Diber per prodhimin dhe tharjen e kumbulles
Fidanishtja Zemblak – prodhim tregtim fidanash frutor, me adrese Zemblak Korçe.
Eshte lider ne shkalle kombetare per prodhimin e fidanve per pemetore inetnsive dhe te prodhimit bio te molles. Ka ngritur koleksionin me te madh te bazes gjenetike te molles ne vend. Disponon 8 nenshartesa vegjetative te molles dhe 50 varietete gjithësej ; 35 varitete të reja te sjella nga Franca, 15 varietete qe ekzistonin përpara 2010. Prodhon fidane per 9 specie frutore; Molle, Dardhe, Ftua, Kumbull, Qershi, etj. Ka shumellojshmeri varietetesh me cilesi dhe kohe pjekje te ndryshme. Tregtom fidane te certifikuar nga ESHFF, fidana cilesor, me çmim konkurues ne treg. Ne strukturen e shartimeve 25% e perbejne varietetet e reja.Nga 9300 fidane qe prodhonte ne 2004, aktualisht prodhon mbi 100 mije fidane dhe ne dy vitet e fundit kane eksportuar ne Maqedoni nga 30000 fidane molle.
Koperativa – ShBB “alifrut” Korçë – Prodhim – Ruajtje – Marketing – Tregtim Frutash
Ferma, sot Koperativa – SHBB “alifrut” gjendet në zonën e Korçës e cila njihet për traditën e saj në fushën e pemëtarisë dhe ka një pӫrvojӫ 23 vjeçare në prodhimin e frutave si mollë, qershi, dhe kumbulla dhe operojme nӫ treg qӫ prej vitit 1993. Disponon rreth 20 ha të mbjelle me pemëtore, kryesisht me molle, qershi, dhe kumbulla, me një teknologji bashkëkohore. Prodhojnë rreth 25-30 ton qershi, 15-20 ton kumbull dhe 600-700 ton mollë. Kryesisht molla zë rreth 90% të prodhimit me varietete Starking, Gold Delicious, Granny Smith. Ne disponojmë gjithashtu edhe 5 varietete të reja si; Fuji, Gala, Renete Griss, Ana Mari, dhe Super Red Chief me cilӫsi shumӫ tӫ mirë dhe konkururese për tregun vendas dhe atë të eksportit. Një ambjent frigoriferikë me kapacitet 500 ton dhe sistem seleksionimi – ambalazhimi sipas kërkesave të tregut.
Kop Frut Diber 2012 prodhim perpunim frutash – me adrese Tomin Peshkopi
Kop. Frut Dibӫr 2012, i pӫrfaqӫsuar nga Vehip Salkurti, pas njӫ eksperiencӫ 15 vjeçare nӫ frutikulturӫ, instaloi linjӫn e pӫrpunimit tӫ lӫngut tӫ mollӫs, investim shumӫ i rӫndӫsishӫm nӫ zinxhirin e vlerës së frutikulturӫs pӫr rajonin e Dibrës dhe Shqipӫrinӫ. Në realizimin e suksesshӫm të këtij projekti ӫshtӫ ndӫrthurur inisiativa e fermerit, asistenca e ADAD/Fert dhe mbӫshtetja nga fondet e Qeverisӫ Shqiptare, AZHBR – IPARD like. Njӫ inisiativë qӫ pasqyron më së miri procesin e kalimit nga prodhimi në përpunim të frutave. Njëkohësisht ky është një pasqyrim i asistences sӫ adad malore dhe mbӫshtetjes nga aktorӫ tӫ tjerӫ si; Mada, Usaid, pӫrkrah institucioneve publike si Drejtoria e Bujqӫsisӫ, AKU Dibӫr etj.
“Kaza Frut Diber 2008” me adrese Shumbat Diber
“Kaza Frut Diber 2008” ka 12 ha pemetore, kryesisht kumbull, molle, qershi. Prodhon rreth 1000-1200 kv fruta, qe e shesin bashkerisht. Disponon nje dhome frigoriferike me volum 50 ton, linje te distimit te kumbulles per prodhim rakie. Ne vitin 2012 kane instaluar linjen e perpunimit te kumbulles me kapacitet 2.8 ton kumbull e njome ne dite. Cdo vit prodhon rreth 150 kv kumbull te thate ne vit me varietetet e njohura: tropojane, Sheqere, Stanley. Produkti shitet kryesisht ne Tirane dhe eshte i kerkuar nga tregu vendas.
Grupet e pemetarise Korce:
Rajoni Korces ka 8 grupe te pemtarise (Bilisht, Vranisht, Cangonj, Zemblak, Zvezde, Zvirine, Dvoran-Polene, Qafzez), te cilet disponojne 210 ha Pemtore me nje prodhim vjetor 5500 ton. Kane 8 Dhoma Frigoriferike me volum ruajtes 1200 ton. Ne dy vitet e fundit kane arritur te eksportojne mbi 1200 ton molle, ne Egjypt, Kosove, Greqi etj. Grupet kane nje specialist, i cili i asiston direkt me 1-2 vizita ne muaj. Grupi ka shkembyer eksperienca dhe ka perfituar formim profesionale per sherbimet ne pemetoret e tyre. Kane aplikuar teknika te reja ne molle dhe kane zgjedhur formen aks. Ato kane arrit nje rendiment nga 55-60 ton/ha, per rrjedhoje kane rrit te ardhurat dhe kane permiresuar nivlelin e social – ekonomik.
Grupet pemetarise Diber
Rajoni i Dibres ka 3 grupe te pemetarise (Greve, Tomin, Kastriot), te cilet disponojne 145 ha Pemetore me nje prodhim vjetor 850 ton. Kane 4 Dhoma Frigoriferike me volum ruajtes 750 ton.
Grupet kane nje specialist, i cili i asiston direkt me 1-2 vizita ne muaj. Grupet ka shkembyer eksperienca dhe ka perfituar formim profesionale per sherbimet ne pemetoret e tyre. Kane aplikuar teknika te reja ne molle dhe kane zgjedhur formen aks. Ato kane arrit nje rendiment nga 35-55 ton/ha, per rrjedhoje kane rrit te ardhurat dhe kane permiresuar nivlelin e social – ekonomik. Kane marre prodhim cilesor dhe te perviteshem, ku per rrjedhoje ka arrit shitje te shpejte me me cmim me te larte.
Grupet e pemetarise Kukes
Rajoni i Kukesit ka 3 grupe te pemetarise (Krume, Fajza dhe Kukes), te cilet disponojne 45 ha Pemetore me nje prodhim vjetor 150 ton molle. Ka perforcim te grupit, rritje siperfaqes se pemetores me 4 ha.
Grupet ka shkembyer eksperienca dhe ka perfituar formim profesionale per sherbimet ne pemetoret e mbi 70 fermereve ne pemetari per tekniken e re ne pemetari. Kane perfituar nga projekti TEP per punesimin e te rinjeve i financuar nga YEM /ILO i zabataur nga adad. Ato kane permiresuar teknologjine me mbeshtetje 10 ha, me ujitje pika 6 ha. Kane siguruar bashkerisht assistencen technique (te adad), furnizimin me inpute, dhe jane aftesuar per teknologjine e kultivimit te pemeve frutore.
Grupi i prodhimit te fares se Grurit Kaza-Diber
Grupi Kaza qe perbehet nga 12 veta ka ngritur filieren e prodhimit te fares se grurit ne shkalle kombetare, ka te gjithe bazen mekanike ( traktore, autokombanje, triror, makineri per ambalazhim). Adad se bashku me ESHFF ka testuar 33 varietete te reja te grurit francez, ku kater jane regjistruar ne katalogun shqiptar si varietete me tregues shume te larte. Grupi Kaza Eshte perfaqesues ligjor i dy komanive franceze te Force Lemaigrain per varietein Apache dhe Florimond Desprez per varietetin Soissons. Cdo vit importon nga Franca faren baze (gjeneracioni I re) per ta shumezuar ne Diber. Cdo vit mbjell 20 ha per prodhim fare gruri dhe prodhon cdo vit rreth 1000 kv vare Soissons dhe Apache, te cilesise se larte dhe te certifikuar nga ESHFF. E tregton ne disa rrethe te vendit (Diber, Bulqize, Mat, Librazhd, etj.) Cdo vit mbillen mbi 500 ha me varietetet Soissons dhe Apache dhe perfitojne mbi 1000 fermere ne vit, te cilet marrin qe arrin ne 70-80 ton/ha, ose 2-3 ton me shume se varietet e vendit.
Grupi i Perimeve Diber
Grupi ka 20 ha perime. Kane ngritur 3 Serra (3 x 500 = 1500 m2) per prodhim te kombinuar te fidaneve dhe perimeve. Prodhojne mbi 50 mije fidane perimore ne vit per serre dhe fushe te hapur. Kane testuar fara ne domate, lakes, kastarvec dhe spec, ku jane percaktuar farat me te mira, me te pershtasheme dhe qe japin rendiment te larte dhe prodhim cilesor. Nga perdorimi farave te zgjedhura dhe teknologjia e perdorur, kane rritur rendimentin me 20-25 % ne domate, laker, kastravec. Kane bashkepunuar per shitjen e prodhimit ne tregun e lire ne Peshkopi dhe me klientele, kane perfituar ne kohen e shitjes dhe punes. Kane nje akses te madh ne tregun e Peshkopise, kryesisht per lakren, qepen, preshin etj. Dy vitet e fundit kane arrit te eksportojne laker ne Greqi dhe Hungari mbi 100 ton
Grupi i vreshtarise Diber
Grupi ka 15 ha vresht per tavoline dhe perpunim, me prodhim vjetor mbi 160 ton. Ata kane permiresuar teknologjine e kultivimit nepemjet krasitjes, sherbimeve te plehrimit, mbrotjes fitosanitare dhe kane rritur rendimentin deri 125 kv / ha. Perpunojne ne menyre artizanale 20 % te prodhimit per raki rrushi, e cila eshte shume cilesore dhe e paster, te cilen e perdorin per nevojat e veta dhe e shesin me klientele.
Grupi i prodhimit te patates Bio ne Voskopoje
Ne vitin 2012, 4 prodhues jane organizuar ne grupin e prodhimin e patates organike. Kane mbjelle 2 ha dhe kane prodhuar 500 kv te çertifikuar nga “Albinspekt”. Per kete prodhim te çertifikuar eshte prodhuar etiketa per pataten organike me logon voskopoja, e cila do te tregtohet me çmim me te larte. Kjo eshte jo vetem nje inisiative cilesore, por eshte dhe nje aktivitet me te ardhme sepse jo vetem turistet, por konsumatori yne eshte i orientuar drejt cilesise dhe produkteve te teritoreve te vecanta. Ky aktivitet vlereson produktin e ketij teritori. Grupi tashme ka nje eksperience te njohuur per prodhimin e patates bio ne Voskopoje
Grupet e grave artizanale (Erseke, Vithkuq – Korce, HorVranisht, Novosele- Vlore)