Në kuadrin e Muajve të Bujqësisë Shqiptare 2016, më datë 15 Dhjetor 2016, në qytetin e Korçës, u organizua një mëngjes pune me prodhuesit dhe eksportuesit e fruta perimeve, me temë: “Eksporti i Frutave dhe Perimeve të Freskëta – Kërkesat e Tregut për Siguri dhe Cilësi”. Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e projektit të Grupit të Bankës Botërore (WBG/IFC) “Përmirësimi i Klimës së investimeve dhe konkurrueshmëria në Agrobiznes”, si dhe në bashkëpunim me Shoqatën ADAD Malore.
Në aktivitet u prezantua guida e kërkesave për eksportin e fruta – perimeve drejt vendeve të BE-së, si dhe dy shembuj konkretë për produktet e mollës dhe të domateve.