Menaxhimi i ushqimit te molles

Në kuadër të projektit SARED, Adad malore organizoi gjatӫ muajit Prill 2017 trajnime me grupet VC-Korce, qӫ merren me kultivimin e mollës. Tema e trajnimit trajtoi elementë të Menaxhimit të ushqimit të pemëtoreve të mollës për të mbështetur intensifikimin e prodhimit dhe për të përmirësuar cilësinë e frutave. Qëllimi i këtij trajnimi është sigurimi i informacionit lidhur me efektet e përdorimit të lëndëve ushqyese në rendimentin dhe cilësinë e frutave të mollës. Pӫr kӫtӫ temӫ referoj Prof. Dr. Robert DAMO i ftuar nga Universiteti F. S. Noli Korçӫ.

Në temën menaxhimi i lëndëve ushqyese për kulturën e mollës u trajtua rëndësia e plehërimit si një mjet i rëndësishëm për arritjen e prodhimit maksimal dhe cilësisë së frutave dhe si një nga mjetet më të rëndësishme për të rritur të ardhurat nga kultivimi i mollës; roli fiziologjik i elementëve ushqyes kryesorë (mikroelementeve N, P, K. Ca dhe Mg dhe i disa mikroelementeve si B, Zn, Cu, Mn, dhe Fe) në zhvillimin e bimës dhe në rendimentin dhe cilësinë e frutave, si edhe simptomat tipike të pamjaftueshmërisë dhe tepricës së tyre në molla.

Në fund të trajnimit u diskutua mbi disa pyetje të pjesëmarrësve rreth ushqimit të mollës dhe avantazhet që ka pjesӫmarrja e prodhuesve nӫ adad malore, jo vetëm për të lehtësuar shpërndarjen e informacionit, por edhe për ta bërë bujqësinë me efeçiente dhe më konkurruese në treg.

Back