Prodhimi i fares se Grurit Diber: Grupi dritherave (Kaza) ka 18 anetar, mbjell 20 ha me grure dhe ngritur filieren e prodhimit te fares se grurit ne shkalle kombetare per dy varietetet francez Soissons dhe Apache. Prodhon rreth 1000 kv fare gruri te certifikuar nga ESHFF. Çdo vit mbillen mbi 500 ha me varietetet Soissons dhe Apache dhe perfitojne mbi 1000 fermere, te cilet marrin 70-80 ton/ha, ose 2-3 ton me shume se varietetet e vendit. Adad malore ka bere ndermjetesimin duke vendosur lidhje ndemjet Grupit Kaza dhe dy kompanive franceze te Force Lemaigrain per varietein Apache dhe Florimond Desprez per varietetin Soissons. Çdo vit importon nga Franca faren baze (gjeneracioni Ire) per ta shumezuar ne Diber. Adad se bashku me ESHFF ka testuar 33 varietete te reja te grurit francez, ku 4 jane regjistruar ne katalogun shqiptar. Ne asitojme grupin Kaza per prodhimin e fares dhe 1000 femret e tjere qe mbjellin fara soissons dhe apache.
Perime Diber: Grupi ka 25 veta, 24 ha perime dhe prodhim vjetor 300 ton perime. Grupi merret kryesisht me prodhimin e lakres, preshit, qepes dhe domates ne fushe te hapur dhe pak ne serra diellore.6 nga anetaret e grupit disponojne dhe 3 serra diellore me siperfaqe 2000 m2 per prodhim te kombinuar fidaneve dhe perimeve. Prodhojne mbi 50 mije fidane perimore ne vit dhe 200 kv perime. Kane testuar fara ne domate, lakes, kastarvec dhe spec, ku jane percaktuar farat me te mira, me te pershtasheme dhe qe japin rendiment te larte dhe prodhim cilesor. Nga perdorimi farave te zgjedhura dhe teknologjia e perdorur, kane rritur rendimentin me 20-25 % ne domate, laker, kastravec. Bashkepunojne per shitjen e prodhimit ne tregun e lire ne Peshkopi dhe me klientele. Kane nje akses ne tregun e Peshkopise, kryesisht per lakren, qepen, preshin etj. Dy vitet e fundit kane arrit te eksportojne mbi 100 ton laker ne Greqi dhe Hungari.
Patate Bio ne Voskopoje: Ne vitin 2012, 4 prodhues jane organizuar ne grupin e prodhimin e patates organike. Kane mbjelle 2 ha dhe kane prodhuar 500 kv te çertifikuar nga “Albinspekt”. Per kete prodhim te çertifikuar eshte prodhuar etiketa per pataten organike me logon voskopoja, e cila tregtohet me çmim me te larte. Kjo inisiative eshte me te ardhme, jo vetem per tregun turistik ne Voskopoje, por edhe se konsumatori yne po orientohet drejt cilesise dhe produkteve te territoreve te veçanta. Grupi tashme ka nje eksperience te njohur per prodhimin e patates bio ne Voskopoje, asistohet nga adad per teknologjine dhe tregun per te vleresuar produktin e ketij teritori.