Në kuadrin e Projektit SARED, ADAD Malore ka realizuar takime me Drejtorët e Bujqesise Kukës (z. Alfred Cengu), Diber (z. Novruz Jashari), Korçë (z. Vullnet Gjolla) dhe me Kordinatorët Rajonal të Projektit SARED në Kukes (z. Dritan Tahiraj), Dibër (z. Dali Horeshka), në Korçë (znj. Xheni Prenda). Në të gjitha takimet kanë marrë pjesë ekstensionistët e DB perkatëse, facilitatorët dhe Hafuz DOMI e Liljana ISAKAJ – ADAD Malore. Në takime është prezantuar programi i fazëz se dytë për VC-CD të projektit SARED që do të zbatoj ADAD Malore. Këto takime ishin shumë të vlefshme dhe të gjithe shprehen gadishmërinë për angazhim të përbashkët për realizimin me sukses të projektit SARED, i cili do të jetë një mbeshtetje e rendesishme për prodhuesit dhe specialistët e frutikultures në rajonet Kukës, Dibër, Korçë.