Per VC fruta&arrore ne rajonin e Kukesit jane kryer trajnim me tre grupet (Tregtan, Golaj, K. Lume) me temë: “Krasitja e gjelbër dhe formimi i kurorës së pemës në molle, kumbull, qershi”, me pjesëmarrjen e ekspertit Hafuz Domi. Qëllimi i ketij aktiviteti ishte rritja e njohurive per sherbimet ne pemetore, aplikimi krasitjes së gjelbër dhe efekti që ka në pemetoret në prodhim dhe për formimin e kurorës në pemëtoret e reja. Në këto takime kanë marrë pjesë mbi 70 fermerë dhe specialistët e DB Kukës/Has. Shpjegimi teorik eshte shoqeruar me demostrime praktike per teknikën e krasitjes së gjelbër, ku jane angazhuar prodhuesit dhe specialistët për të aplikuar krasitjen e gjelbër në pemë. Ky proces është i nevojshem sepse përmireson formën e kurorës dhe ndikon në rritjen e cilësisë e sasisë së prodhimit të frutave. Gjithashtu jane kryer vizita në 6 pemëtore, ku jane dhene keshilla e nevojshme..