Në Zaharisht të Hasit, kordinatori i projektit të SARED, Kukës z. Dritan Tahiraj dhe përfaqësuesja e DB Kukes për SARED znj. Tatjana Pacara, organizuan një takim me fermerë dhe specialistë të DB Has, për të informuar fermerët mbi mundësinë për të aplikuar për grante. Në këtë takim mori pjesë dhe z. Hafuz Domi Drejtor i ADAD Malore. Adad Malore është angazhuar nga SARED për komponentin e rritjes se kapaciteteve tekniko-profesionale të prodhuesve dhe specialistëve, ku do të asistoj fermerët edhe në përgatitjen e planeve të biznesit për të aplikuar tek SARED. Me pas u bene vizita ne tre prodhues te fshatit Zaharisht ne pemetore me molle, arre dhe lajthi, ku u vleresua gjendja pemetoreve dhe u dhane keshilla perkatese per mbrojtjen fitosanitare dhe plehrimin, formen e kurores etj.