Korce, me 25 Maj 2016; FFKorçë

Më datë 25 Maj 2016, pranë Qarkut të Korçës u mbajt takimi i Forumit të Frutikulturës Korçë. Ky takim u përshendet nga Znj. Ana Varushi Kryetare e Qarkut Korçë si një iniciativë e rëndësishme në funksion të zhvillimit të bujqësisë në Korçë. Ajo falenderoi ADAD Malore për iniciativen e ndërmarrë dhe inkurajoi të gjithe aktorët themelues të forumit dhe siguroj mbështetje institucionale duke ofruar vullnet politik për mirëfunksionimin e këtij forumi. Në këtë takim u trajtuan çështje të formës dhe përmbajtjes së forumit në mënyrë që funksionimi i tij t’i përgjigjet misionit dhe objektivave për të cilat është krijuar.

Back