Trajnim per me tetë grupet (CD) Korçë me temë: “Krasitja e gjelbër dhe formimi i kurorës së pemës në mollë”, me pjesëmarrjen e ekspertit Dr. Hafuz Domi. Trajnim janë bërë në terren dhe qëllimi i trajnimit ishte rritja e njohurive dhe aplikimi i krasitjes së gjelbër, rëndësia dhe efekti që ka në pemëtoret në prodhim, sidomos kur ato kanë shpërthime dhe për formimin e kurorës së pemës në pemëtoret e reja. Pas shpjegimit teorik eksperti ka demostruar praktikisht teknikën e krasitjës së gjelbër, gjithashtu ka angazhuar prodhuesit dhe specialistët për të praktikuar krasitjen e gjelbër në pemë. Është aplikuar në pemëtore me forma të reja dhe ekstensive të kultivimit. Ky proces është i nevojshëm për pemën sepse ndikon në rritjen e cilesisë dhe sasisë së prodhimit në mollë. Në këto takime kanë marrë pjesë mbi 200 fermerë dhe specilaistët e DB dhe të QTTB-së Korçë. Në përgjigje të interesit tӫ shprehur nga prodhuesit, Hafuz Domi i shoqëruar nga facilitatorët dhe specialstë të DB ka kryer vizita në 35 pemëtore.