Korce, 28 Qershor 2007 Seminar ”… drejt organizimit profesional e ekonomik te prodhuesve”.

Programi Initiative Malore I, MADA-FERT, 2004-2006 eshte zbatuar nga ADAD. Gjate zbatimit te ketij programi ADAD ka pasur arritje ne dy aspekte nga njera ane perforcimi i ADAD dhe shtrirja e aktivitetit te tij ne tre Qarqet Diber, Korce, Kukes, ku jane konsoliduar grupet e prodhuesve ne fushen e pemtarise, fidanishtes, dritherave, vreshtit dhe bletarise dhe nga ana tjeter rritja e kapaciteteve prodhuese nepermjet futjes se teknologjise se RE, rritjes se rendimentit dhe te ardhurave, formimit te prodhuesve dhe specialisteve, ngritjes se rrjetit te referencave ne pemtari dhe vendosja e keshilles teknike private prane grupeve te pemtarise ne Diber dhe Korce. Disa rezultate: 4  fidanishtet Korce Diber prodhojne rreth 120 mije fidana ne vit, jane ngritur 40 pemetore intensive dhe 10 vresha pilot ne Koce dhe Diber, jane formuar mbi 500 prodhues dhe specilaiste etj. Mbeshteur ne bilancin IM, I,  arritjet, problemet, projektet dhe prioritetet qe paraqesin prodhuesit ne te tre Qarqet  eshte e nevojshme vazhdimi i bashkepunimit MADA-FERT per nje periudhe te ardhshme me nje program mbeshtetes te titulluar ”Inisiative Malore II”, ku te perfshije fermere e grupe fermeresh dhe specialiste.

Back