Korçe, 26-27 Shkurt 2014 OPCA Trajnime

Ne kuadrin e programit OPCA ne Korçe jane bere dy trajnime per tekniken e krasitjes dimerore ne Korçe (Drenove dhe Voskopoje). Objektivi i trajnimit ishte njohja e teknikes se re qe perdoret ne pemetoret intensive dhe aplikimi i saj per permiresimin e pemetoreve ekstensive. Trajnimi i pare eshte kryer tek pemetoret e M. Bardhi ne Drenove, ndersa trajnimi i dyte tek pemetoret e S. Xhaxhamanit dhe P. Lule ne Voskopoje. Ne keto trajnime moren pjese pemetare, krasites, specialiste dhe lideri i grupit te pemetarise F. Ali. Pas shpjegimit te pjeses teorike dhe shperndarjes te fishes teknike, rendesi e veçante ju kushtua aspektit praktik. Krasitja ne fillim u demostrua nga specialisti i ADAD Hafuz Domi, me pas shume pemetare demostruan praktikisht njehurite e marra. U dhane keshilla per trajtimet dimerore ne molle, kumbull etj.

Kukes, 17.02.2014 ; Formim ne pemetari nga DBU Kukes dhe ADAD
Ne fshatin Zaharisht rrethi Has Sektori i Keshillimit Kukes ne bashkepunim me ADAD zhvilloi nje trajnim me teme: “teknika e krasitjes dimerore dhe formimi i kurores pemes”. Ne kete trajnim mori pjese, Drejtori i Drejtorise se Bujqesise Kukes z. Alfred Cengu, drejtori i ADAD z. Hafuz Domi, P/SH/ Keshillimit Znj Tatjana Pacara, stafi i keshillimit te rretheve Kukes, Has e Tropoje dhe pemetare te tjere, ku ishin prezent 30 pjesemarres. Aktivitet fillimisht u realizua ne salle, ku u be formimi teorik dhe pastaj u be demostrim ne fushe, n e parcelen e mbjelle me molle te fermeri z. Muharrem Dibra ne Zaharisht, ku u demostruan teknika e krasitjes per dy tipet e pemetoreve intensive dhe ekstensive. Ky formim u be nga specialisti z. Hafuz DOMI. Aktiviteti u ndoqe me shume interes, pati pyetje e diskutime nga fermere e specialist ne lidhje me epersite e pemetoreve intensive ne krahasim me ato tradicionale.

Back