Trendi i çmimit të qershisë; Shitja e qershisë së vendit ka filluar me çmim të lartë, por shpejt ka pësuar rënie të theksuar. Çmimi i lartë në fillim sezoni është për shkak të hershmërisë së prodhimit dhe sasisë së pakët në treg. Rritja e sasisë së prodhimit në treg është shoqëruar me ulje të çmimit. Pra, gjatë 3 javëve çmimi mesatar i pakicës është ulur nga 770 lekë/kg në 130 lekë/kg. Çmimi i qershisë është -10 lekë/kg më i ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Per info me shume shih; www.misfruit.al