Info tregu 29 Dhjetor 2021

Tregu i mollës

Ukrainë: Analistët e EastFruit vënë në dukje tendencën pozitive të Ukrainës për të përmirësuar aksesin në tregjet kryesore për produktet e frutave dhe perimeve. Duke marrë parasysh situatën e vështirë në tregun e mollëve në Evropë në këtë sezon, kultivuesit ukrainas po veprojnë për të përmirësuar aksesin në tregun e molleve me egjiptin.

“Polonia eksporton në Egjipt rreth 100 mijë tonë mollë të freskëta në një sezon, ndërkohë që Ukraina nuk e furnizon këtë treg me asnjë ton mollë. Polonia përfiton nga tregtia pa doganë me Egjiptin, ndërsa furnitorët ukrainas do të duhet të paguajnë detyrime importi, gjë që i bën mollët e tyre jokonkurruese në këtë treg, shpjegoi Andriy Jarmak, një ekonomist në (FAO). “Nëse Ukraina do të kishte akses të barabartë në tregun egjiptian si Polonia, sipas vlerësimeve mund të eksportonte deri 10 mije ton mollë, gjë që do të ndihmonte “të shkarkojë” pak “tregun vendas të mollëve”.

Përveç kësaj, Egjipti është një nga importuesit më të mëdhenj në botë të mollëve dhe importet e mollëve egjiptiane kanë një prirje rritëse, gjë që e bën atë shumë premtues për prodhuesit ukrainas të mollëve.

Sipas Wladyslawa Magaletskaj, drejtuese e Shërbimit Shtetëror të Ukrainës për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit informoi për negociata të frytshme me palën egjiptiane. Ajo thekson që tarifat për mollët ukrainase do të hiqen deri në fund të sezonit 2021/22. (burimi EastFruit)

Adad Malore si përfaqësuese e prodhuesve te frutave, prej katër vitesh po bisedon fort në Ministri të Bujqësisë për të hapur tregun e mollës me Egjiptin. Ne jemi më të favorizuar se jemi me afër dhe kemi varietete që preferohen nga tregu egjiptian. U takon institucioneve qeveritare të kenë vullnetin dhe angazhimin për hapjen e tregut të mollë me egjiptin. Nëse nuk e bëjmë ne, shtetet e tjera do veprojnë për të patur akses në tregun egjiptian. Ritheksojme që Egjipti është ndër importuesit kryesor të mollës në botë dhe është porta për tregjet e vendeve arabe, si Jordania, etj.

#mollë cilësore#

#tregje të reja#

#eksport#

#Gezuar?#

Back