Dje me 6 tetor ne Dvoran u realizua “Festa e Mollës”, feste e kthyer në traditë tashmë nga Bashkia Korçë. Festa u realizua në tre kohë citojmë: vjelja në pemtore nga familje dhe studente, panairi i mollës të prodhuesëve të Qarkukpt Korçë dhe degustimi e argetimi me valle e kenge. Risi e kesaj feste ishte prezantimi i 12 varjeteve të reja të mollës. U bë degustimi i varieteteve të mollës dhe varieteti me i mire i vitit 2018 u zgjodh Fuji. Në këtë panair të mollës Korçë u përfaqësua dhe Dibra me mollë e lëng molle dhe u promovuan produktet tipike të zonave të thella malore të Qarkut Korcë në siglen “ zemra e malit”. Festa mblodhi bashkë prodhuesit e mollës Bashkinë dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimut Rural Z. Peleshi MBZHR, Z. Sotiraq Filo kryetar i Bashkisë Korçë dhe znj. Ana Verushi Kryetare e Qarkut ishin të pranishëm dhe sëbashku me një ekip nga Adad Malore e Universiteti Bujqësor vizituan të gjitha stendat dhe pjesmarrësit në këtë festë. Në këtë festë u formalizia dhe grupi i parë i prodhuesëve të mollës Dvoran me akt noterial sipas VkM së qeverisë shqiptare, i pari në nivel rajonal e kombëtar.