Erseke; Ne kuader te projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave” te mbeshtetur nga UNDP, me17 Shkurt 2017 ne Erseke, u organizua nje takim i perbashket me 4 grupet grave artizane te Ersekes, Vithkuqit te Novoseles dhe Hore Vranisht. Ne takim moren pjese Kryetari i Bashkise Kolonje z. Ilia Stefo, nga adad malore znj. L. Isakaj dhe H. Domi, ekspertja e marketingut znj. M. Mece dhe znj. Hajre nga artizanet e natyres. Ky takim kishte synim bashkepunimin dhe mbeshtetjen nga pushteti lokal i aktivitetit te grave artizane dhe shkembimi i pervojave ndermjet grupeve te grave artizane. Njekohesisht u diskutua problematika dhe propozime per vazhdimin e aktiviteteve te grupeve arizane ne kuader te projektit UNDP. Pas takimit ne ambjentet e “Sofres Kolonjare” grupet e grave kaluan se bashku ne nje dreke festive.