Dita nderkombetare e ushqimit, 16 Tetor

Adad Malore, tashmë partnerë me aktorë publik e privat në zhvillimin bujqësor, ka prezantuar denjësisht të gjithë prodhuesit e frutave në panairin e realizuar nga Ministria e Bujqësisë  në 16 tetor, dita ndërkombëtare e ushqimit.  Adad Malore ka prezantuar në kuader të kësaj dite avancimet e bëra në drejtim të cilësisë dhe standarteve të prodhimit frutor. Nënvizojmë që me mbështetje të Programit Sared, Adad Malore ka iniciuar procesin e certifikimit GlobalGAP dhe janë në proces 7 lloje frutash: Mollë, pjeshkë, qershi, kumbull, gështenje, fig dhe  shegë që përfaqësohen nga 16 prodhues të rajoneve Korcë, Dibër, Kukës, Berat e Elbasan.  Ky ishte dhe një Inovacion I këtij panairi dhe një mesazh për cilësi prodhimi e ushqyerje të shëndetshme. Stenda jonë u vizitua edhe nga Ministri Z.Niko Peleshi i cili vlerësoi punën e organizatës. Promovimi dhe degustimi i frutave dhe produkteve të tjera u shoqërua me një atmosferë festive. Adad Malore shpërndau dhurata me fruta e produkte cilësore të prodhuesve dhe të artizaneve “duarartat” për nxënesit e shkollës, bashkëbisedues për cilësine e produkteve bujqësore e si rrjedhojë e cilësisë së jetës me Ministrin  Niko PELESHI.

Back