Diber; 4-5 Gusht 2016, trajnime me grupet VC – Sared Diber

Trajnim me 3 grupet (CD) Dibӫr me temë: “Krasitja e gjelbër dhe sherbimet e paravjeljes ne mollӫ”, me pjesëmarrjen e ekspertit Dr. Hafuz Domi. Qëllimi i trajnimit ishte rritja e njohurive pӫr aplikimin e krasitjes së gjelbër dhe sherbimet ne pemetore. Trajnimet janë bërë në terren me tre grupet Ushtelenxe, Tomin dhe Kastriot ne pemetoret e V. Salkurtit, H. Kaloshit dhe N. Shehit. Pas shpjegimit teorik eksperti ka demostruar praktikisht teknikën e krasitjës së gjelbër duke angazhuar prodhuesit dhe specialistët për të praktikuar krasitjen e gjelbër në pemë. Me prodhues nga te tre grupet u be nje vizite ne pemetoren e testimit te 27 varieteteve te reja dhe 6 varietete autoktone te molles. Në këto takime kanë marrë pjesë mbi 65 fermerë dhe 2 specialistët e DB Dibӫr (J. Ashiku, A. Koltraka). H. Domi, L. Isakaj, facilitatori B.Shehi dhe specialistët e DB bene vizita në 6 pemëtore me molle, qershi e kumbull.

Back