Deshmi

adriatikKorce, fermere dhe jam anetar i adad qe ne 2004, aktualisht drejtues per rajonin e Korçes. Aktiviteti yne kryesor eshte prodhimi i frutave dhe fidanve frutore. Ne jemi te organizuar ne grupin e pemetarise Korçe ne kuadrin e adad, ndersa tre veta kemi ngritur grupin e fidanishtes  Zemblak.

Qe ne fillim ne na jane ofruar shume organizata per tu bere anetare te tyre, por ne e kemi gjetur veten tek adad, sepse tek adad ne kemi gjetur ate qe kerkonim dhe qe donim te benim, qofte ne aspektin e organizmit, te vizionit per te ardhmen, te metodes se punes, gjetjen e zgjidhjeve per ceshtje teknike te teknologjise se re, te sigurimit te bazez gjenetike per fidanishten, te aftesimit tone profesional, te prezantimit te rolit tone ne zhvillimin e frutikultures ne nivel rajonal dhe kombetar.

E gjithe kjo refletohet per ne; me shume pune, me shume siperfaqe te mbjelle me pemetore intensive, me shume prodhim frutash cilesor, me shume fidane dhe varietete te reja, me shume te ardhura per familjet tona, me shume vullnet per te punuar ne te ardhmen. Dua te theksoj vetem nje fakt, se ne vitin 2004 prodhonim vetem 9300 fidane, ndersa ne vitin 2011 prodhojme mbi 120 mije fidane. Ndesa prej dy vitesh ne eksportojme ne maqedoni nga 30 mije fidane, pra pas 10 vitesh ne jemi kthyer nga importues ne eksportues frutash dhe fidane.

Ne kemi ngritur bazen gjenetike te molles me 8 nenshartesa vegjetative dhe 50 varietete te molles ose koleksionin me te madh te molles ne vend dhe me gjere, ku 8 nenshartesa vegjetative dhe 35 varietete te reja jane sjelle nga Franca me mbeshtetjen e adad/fert, ne periudhat 2005, 2006, 2011- 2012, ku perbejne nje potencial te madh per prodhimin e fidanve te molles per gjithe teritorin e vendit dhe me gjere.

Arritjet tona nuk do ti mbajme ne nje grup te caktuar, por te perhapim dhe tek te tjere, te cilat jane te pa organizuar dhe qe kane nevoje per organizimin dhe mbeshtetjen tone. Une mbeshtetur ne ekseriencen time, arritjet e mija dhe ne nivel grupi ftoj dhe keshilloj dhe pemetare te tjere te vijne tek adad sepse do te gjejne zgjidhjet e duhura dhe do te permiresojne aktivitetet e tyre bujqesore.


CaptureVehip Salkurti, fermer anetar i adad qe ne 2000, jam drejtues i ADAD ne Diber.

Pas viteve 1990 dhe une si shume prodhues te tjere ne Diber filloi nje aktivitet blegtoral me mbarshtim te lopeve, raca Taranteze – kjo fale bashkepunimit me SBI Korce dhe UPRA Tarantaise- France. Aktivitet jo shume i pershtatshem per zonen ku banonte pasi kjo race ishte per zona teresisht malore.

Kam rreth 16 vite qe merrem me prodhimin e frutave. Si nxitje per kete ka sherbyer pershirja ime ne ADAD ne vitin 2000, ku ne bashkepunim me FERT Paris, mbeshteten inisisativen time per tu marre me frutikulture si sektor mjaft me perspektive ne Diber. Në vitin 2001 adad/fert – Paris me mundӫsuan ngritjen e pemӫtores Pilot 0.2 ha me mollӫ, pemӫtorja e parӫ intensive nӫ Dibӫr dhe nӫ Shqipӫri, e cila shӫrbeu si pemӫtore model dhe pӫr transferӫ tӫ teknologjisӫ re. Pas vitit 2003 (viti qӫ u fut nӫ prodhim, mori 60 kv/0.2 ha dhe me pas nӫ 130 kv/0.2 ha). Kjo qe njӫ nxitje pӫr rritjen e sipërfaqes nӫ frutikulturӫ dhe me mbështetje të Ministrisë së Bujqësisë zgjeroj sipërfaqen në 7 ha dhe sot arrin njӫ prodhim vjetor mbi 200 ton fruta.

Nӫ vitin 2008 e nӫ vazhdim kam prodhuar nӫ mӫnyrӫ artizanale nga 6500 deri nӫ 10000 litra lӫng molle në vit, i cili preferohej shumë nga konsumatori. Nӫ vitin 2012 une se bashku me Namik Shehin kemi investuar po me mbështetjen e Qeverisë (AZHBR) për ngritjen e dhomӫs frigoriferike me volum 500 ton, të cilët së bashku dhe me anëtarë të tjerë të familjeve krijuan KopFrut Dibër 2012 duke projektuar dhe mundӫsinӫ e pӫrpunimit tӫ frutave. Kjo inisiativë paraqet më së miri procesin e kalimit nga prodhimi në përpunim të frutave.

Në 2015 pas njӫ eksperience 15 vjeçare nӫ frutikulturӫ, nӫ saj tӫ njӫ bashkӫpunimi të frutshëm me Drejtorinë e Bujqësisë Dibër, me financim tӫ Qeverisë Shqiptare, AZHBR (IPARD like), me asistencën teknike të ADAD/FERT, instaluan linjӫn e pӫrpunimit tӫ frutave, investim shumӫ i rӫndӫsishӫm nӫ pӫr rajonin e Dibrës dhe Shqipӫrinӫ.

Une dhe grupi i pemetarise Diber kemi perfituar shume nga adad, si teknikat e reja ne frutikulture, asistencen direkte ne fushe, kemi marre pjese ne trajnime ne vend dhe France, ku tashme jemi te aftesuar si pemetare per tu sherbyer pemetoreve tona. Rezultatet tona jane frut i pjesemarrjes dhe te mbeshtetjes tone nga ADAD/FERT, prandaj ju drejtohem fermereve ne Diber dhe me gjere, qe organizimi dhe pjesmarrja ne adad eshte ne ineteresin tone per te permiresuar aktivitetet ne ferme dhe te rritim te ardhurat tona. Gjithashtu organizmi jone ne adad na lejon neve te luajme rolin dhe te mbrojme interesat tona, ti sherbejme me mire vetes dhe te gjithe prodhuesve ne vend.

 

Back