Sjellja e çmimit të mollës: Duke analizuar të dhënat e çmimeve për pesë varietete të mollës me origjinë vendi të tremujorit të parë 2022 sipas grafikut rezulton:
– Grafiku tregon trendin rënës të çmimit të mollës. Çmimi mesatar i pakicës dhe shumicës i mollës kanë pësuar rënie përkatësisht me 4.4% dhe 1.2%
– Rënie më të madhe të çmimit mesatar të pakicës dhe shumicës ka pësuar varieteti Fuji me -9.3% dhe – 7.4%. Kjo mund të shpjegohet me rënie të kërkesës së konsumatorit, çmimit më të lartë se varietetet e tjera dhe sasive më të mëdha në treg krahasuar me vitin e kaluar. Gjithësesi ka diferencë të madhe në çmim nga 33-46 lekë/kg krahasuar me Golden Delicious dhe Starking.
– Rënie më të vogël çmimit mesatar të pakicës ka pësuar Granny Smith me 2.3 %, por ka patur rritje të çmimit mesatar të shumicës me 1.6%. Kjo për shkak të sasive të vogla në treg dhe kërkesës së konsumatorit tradicional, siç quhet dhe si mollë diabetike.
– Trend rënës të çmimit kanë pësuar Gold Delicious dhe Straking përkatësisht me -8.8%/6.1% dhe – 5.4 % / 0.6%
– Rritje me 4.3 % të çmimit ka pësuar Renetë Kanada, kjo për shkak të sasive të vogla në treg dhe kërkesës së konsumatorit tradicional.
– I njëjti trend ka ndodhur krahasuar me periudhat mujore dhe vjetore te 2022, por me luhatje të vogla të vlerave, krahasuar me analizimin si tremujor.
– Çmimet pësojnë luhatje në periudhë kohore dhe ndryshime ndërmjet varieteteve dhe tregjeve.
Rritja e çmimeve të produkteve të tjera në treg nuk është reflektuar në çmimin e mollës dhe, jo vetëm nuk është rritur, por ka pasur trend rënës, për shkak të tregut të vështirë të këtij viti, eksport i pakët dhe rënie të konsumit të brendshëm. Kjo është reflektuar në mungesë fitimi dhe humbje të ardhurash, kryesisht të prodhuesve dhe prodhues dhe grumbullues të mollës.