Tirane, 3 Dhjetor 2009 Cilesia e fidaneve perben bazen e nje frutikulture dinamike dhe rentabel.

Ky seminar perben nje aksion vleresimi e komunikimi te Programit Bujqesor te ADAD dhe  udhehequr qe prej  disa vitesh nga FERT ne frutikulture.  Objektivi ka konsistuar ne Vleresimi  e arritjeve dhe  problemeve aktuale ne prodhimin e fidaneve ne fidanishtet ne vend. Ne takim u diskutuan ceshtjet e meposhteme: per tendenca e prodhimit te fidaneve frutor dhe frutikultura prioritet kombetar, nje aks kooperimi franko-shqiptar (nderhyrja: Tatjana DISHNICA, Ministria e Bujqesise dhe Liljana ISAKU koordinatore ADAD), per rezultatet ne fidanishte (Shkelqim Mullalli – fidanishte Zemblak Korçe), per analizen e aksioneve te kryera nga ADAD (Hafuz DOMI, drejtor i ADAD), per mbeshtetjen financiare dhe shoqerimi i prezantuar nga  MADA (Fatmir VOCI, MADA), dinamika asociuese dhe shoqerimi i grupeve (Gezim XHIXHA, Drejtoria e extensionit MBU). Ne fund rekomandime te Seminarit  (Hafuz DOMI, drejtor ADAD) dhe ne perspektive, ADAD duhet te marre kontakte me aktoret e perfshire ne debat per te diskutuar dhe precizuar fusha te nderhyrjes e fidanishteve si baze e pemetarise.

Back