Rreth Nesh?

ADAD malore-Shoqata e Zhvillimit të Bujqësisë të Rretheve Malore me qendër në Tiranë e ka origjinën nga Shoqata e Zhvillimit të Bujqësisë Dibër – ADAD Dibër e themeluar në vitin 1996 nga një grup prodhuesish të Kalasë Dodës të rrethit Dibër. Nxitje për krijimin e shoqatës ADAD ka qenë programi humanitar e zhvillues i iniciuar nga Shoqata e miqësisë Francë-Shqipëri në 1994 e cila integroi Dhomën Bujqësore Digne Haute-Prevence dhe FERT- Paris, të cilët mbështetën ne fililm prodhuesit dhe ne vazhdim ADAD me programe të zhvillimit bujqësor në vitet në vazhdim.

Ne njezet vjet, Adad Malore ka investuar në ngritjen e një numëri shërbimesh për të përmbushur nevojat e anëtarëve të saj kryesisht në sektorin e pemëtarisë.

  • Asistenca teknike dhe formime për anëtarët e saj dhe aktorëve të tjerë (anëtarët dhe të tjerët)
  • Krijim dhe shperndarje te referencave në pemëtari (varietete, teknologji) dhe vendosja ne në dispozicion në nivel kombëtar publikime (libra, broshurë, modul trajnimi, website)
  • Mbështetje për projektet individuale dhe të përbashkëta (fidanishte, pemetore, dhoma të ftohta, njësi përpunuese …), ndihme në mobilizimin e mjeteve publike, programeve bujqësore në nivel kombëtar dhe Evropian (MADA, PROMALI, SARED, USAID/DAI, UNDP,  IPA-IPARD ETJ. )
  • Strukturim i prodhuesve rreth funksioneve (prodhimit, ruajtjes dhe përpunimit), grupet formale dhe jo formale (26 grupe ku 10 jane formale)
  • Konsultimi me institucionet publike dhe aktorëve të tjerë, tryeza të rrumbullakëta, seminare tematike, ekspertiza dhe rekomandime (sektori pemëtari)
Back